image

VocUp certifikatë A1

Kategori: Video
Organizatat: Voc Up , Ambasada Britanike , UNMIK , IOM
Etiketat:

VocUp ju lejon të kontrolloni nivelin tuaj të gjuhës serbe për Nivelin A1 falas.

➡️Së pari duhet të aplikoni, kurse këtë mund ta bëni përmes linkut të cilin do ta gjeni poshtë kësaj videoje.

Krijoni dhe mbani mend fjalëkalimin që do të përdorni për testim.

Kur të regjistroheni, do të merrni një mesazh konfirmimi. Thjesht klikoni në linkun e dhënë dhe gjithçka është gati për testimin online.

⏱Testi zgjat 45 minuta nga momenti kur të filloni.

📝Testi përmban 120 detyra të gjeneruara në mënyrë automatike. Testi përfshin gjithësej 20 seksione të parashikuara për nivelin A1 të njohurive gjuhësore. Secila pyetje vlerësohet me një pikë. Tek diktimi mund të bëni deri në 4 gabime.

Në grupin tjetër të pyetjeve mund të shkoni duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve ose duke klikuar në butonin "faqja tjetër" në fund të anës së djathtë të ekranit.

➡️Kontrolloni aftësitë tuaja të të dëgjuarit, shkrimit dhe të kuptuarit. .

🔊Sigurohuni që të ndizni zërin në kompjuterin tuaj pasi testi gjithashtu përmban edhe ushtrime audio.

✍️Mos harroni se fjalët e shkruara saktë janë ato që përmbajnë shkronjat specifike të alfabetit serb.

✅Rezultatet dhe përgjigjet e sakta mund t’i shihni kur të përfundoni testimin.

📋Certifikatën për njohuritë e gjuhës mund ta merrni nëse fitoni një minimum prej 80 pikësh dhe ajo do të dërgohen në emailin që keni dhënë gjatë aplikimit.

📆Testin mund ta ribëni pas 30 ditësh nga data e testimit të parë.

👍Ju urojmë shumë suksese.