image

E rëndësishme është që fqinji të jetë i mirë

Kategori: Blogu
Organizatat: Alternativna , UNMIK
Etiketat:

Nëse do të pyesni një kalimtar të rastit në një nga rrugët e Mitrovicës së Veriut, ku është rruga Çlirimi, mbase jo të gjithë mund t'ju japin përgjigjen e saktë. Por, nëse do të pyesni se ku është lagjja e Boshnjakëve, çdo kalimtar gjithsesi do ta dijë atë. Në rrugën Çlirimi, përveç mallrave të ndryshme, e qenësishme në emër, do të gjeni edhe çlirimin nga paragjykimet.

Thonë se lagjja e Boshnjakëve është një parajsë blerjesh si për blerësit ashtu edhe për shitësit. Nga gjilpëra, tek plastika, deri në magjepsje dhe shkëlqim, kopje të modeleve nga dizajnerë botërorë…

Të painformuarit mund të hezitojnë të vijnë në këtë pjesë të qytetit, por veteranët e blerjes buzëqeshin dhe me guxim deri në dinarin e fundit, ose euron, kënaqen me hijeshinë e blerjeve me shumicë dhe pakicë. Moda nuk njeh kufij, as ndryshimet në monedhë, është e rëndësishme që blerësi të jetë i kënaqur pavarësisht nga kombësia.

Njëri prej shumë shitësve në këtë rrugë është Suad Saigjia. Me prejardhje nga Peja, ai është pronarë i një butiku me mallra të ndryshme. Orë, bizhuteri, trenerka, atlete, takë, çanta dore, kapela ... Por, Suadi gjithashtu ofron atë që është e çmuar, dhe të gjithëve u mungon - një fjalë e ngrohtë, njerëzore, fqinjësore.

Butiku i tij gjendet përtej rrugës nga e famshmja “Vëllezërit”, diku në mes të kësaj rruge në zemër të “Bosnjës” (Nga milja).

I buzëqeshur dhe i sjellshëm, Suadi pret dhe përcjellë të gjithë njëjtë - me respekt dhe vlerësim.

Ai thotë se për të, të gjithë blerësit janë njësoj. Blerësit e tij janë kryesisht të nacionalitetit serb. Ai u beson blerësve të tij, kështu që nuk e ka problem t’i presë ata për një ose dy javë, ose t’iu furnizojë me gjithçka që ata kërkojnë.

Ai i frikësohet vetëm koronës. Respektohen masat - maska, distanca ... Flet se sa do të zgjasë kjo, sepse virusi nuk zgjedh as fe, as komb.

“Jetojmë së bashku, punojmë së bashku. Bisedojmë për ekonominë, tani pak më shumë për këtë virus, të gjithë kanë pak frikë, por edhe kjo do të kalojë ... “ shton ai.

Kur u pyet se çfarë është më e rëndësishme që njerëzit të punojnë së bashku tani në mënyrë që të mbijetojnë së bashku, në mungesë të dëshirës për t’u marrë me politikë, ai përsërit pretendimin për ekonominë, i cili “duhet të jetë më i fuqishëm” dhe më i rëndësishmi në marrëdhëniet e të gjithë njerëzve.

„Dhe që njerëzit të mos përfshihen në politikë, të merren me sport, rekreacion ... Unë nuk kam asgjë të keqe me askënd, i përshëndes të gjithë njerëzit – “mirëdita, mirëmbrëma”, përshkroi Suadi përvojën e tij për kohën dhe vendin ku ai jeton dhe punon.

Se është vërtet kështu, e vërtetojnë edhe blerësit të cilët hyjnë, përshëndesin pronarin dhe, në një mënyrë tashmë të njohur, kërkojnë dhe gjejnë leckat që do të kenë një kuptim për ata.

Suadi është tregtar, i cili arrin të ushqejë familjen e tij, duke bërë punën e tij, e jo punët të cilat kanë të bëjnë me ndarjen – “ne dhe ata”.

Për të, të gjithë njerëzit janë të njëjtë, sepse kanë të njëjtat shqetësime. Përveç rëndësisë së shëndetit të mirë, ai gjithashtu beson në “familjen dhe arsimin”, sepse, thotë – “pa arsimim nuk ka asgjë”.

“Që njerëzit të kujdesen për gjërat e tyre, familjen e tyre, shoqërinë e tyre, që ne të përparojmë sa më shumë ekonomikisht. Nëse ekonomia është e mirë, nuk do të ketë probleme”, shpjegon ai.

Liria është më shumë se një mysafir i dashur në këtë rrugë, sepse falë lirisë, mund të flitet për bashkëjetesë dhe demokraci që qëndron në ekonomi.

Blihen dhuratat, shkëmbehen shakatë dhe buzëqeshjet, ndonjëherë ka pakënaqësi, por kurrë, kurrë nga kjo lagje nuk dilet duarbosh dhe pa përshtypje për ofertën që nuk harrohet.

Në bluza mund të mos ketë përgjigje për kuptimin e jetës, aq më pak në atlete dhe çantë, por ka kuptim të qëndrosh me njerëz që janë të mirë dhe të përshtatshëm.

Stinët ndryshojnë, por nevoja njerëzore për të blerë të gjitha ato gjëra të reja nuk ndryshon dhe nuk mbaron me një ardhje në rrugën „Çlirimi“. Të gjithë prodhuesit, shitësit, por edhe blerësit, nga të gjitha anët, në një vend. Suadi është vetëm njëri prej tyre.

Lagjja e Boshnjakëve, siç thotë ai, gjithashtu ofron shumë gjëra të tjera që i ofrojnë njerëzit:

„Këtu ka më shumë se dyzet lokale, ne jetojmë së bashku, ne pimë kafe së bashku, respektojmë njëri tjetrin ... është më mirë, pasi që jemi fqinjë, të jetojmë së bashku. E rëndësishme është që fqinji të jetë i mirë”.

Kështu është në lagjen e Boshnjakëve.

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.