image

Mbështetja e shkollave me paketa higjienike dhe mjetet e mësuesve për të parandaluar përhapjen e infeksioneve me koronavirus

Kategori: Lajme
Organizatat: Ambasada Britanike , UNICEF
Etiketat:

UNICEF-i dhe Ambasada Britanike po reagojnë ndaj nevojave duke shpërndarë më shumë se një mijë pako që përfshijnë maska, sanitarizues të duarve dhe mjete të tjera të nevojshme mbrojtëse për fëmijët dhe mësimdhënësit. Ndihma ka për qëllim t’i përkrahë edhe familjet sa më shumë që është e mundur për t’iu ofruar kushte për mbrojtjen e fëmijëve të tyre përgjatë tërë procesit esencial të arsimimit.

Në Kosovë, njëra nga sfidat më të mëdha në sigurimin e procesit mësimor për të gjithë fëmijët ka vazhduar të mbetet varfëria gjatë periudhës së pandemisë, e cila vazhdon të mbetet dukshëm e lartë në Kosovë. Raporti i analizës së situatës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë, i publikuar në shkurt 2020 nga UNICEF-i, tregon se përqindja e varfërisë tek fëmijët është 23 përqind, ndërsa 7 përqind e tzre jetojnë në varfëri ekstreme. Sigurimi i pajisjeve të shkollës dhe i pajisjeve mbrojtëse nga COVID-19 është një sfidë shtesë për këta fëmijë.

Prandaj, ishte e nevojshme të krijohet një partneritet i qëndrueshëm për t’iu ndihmuar fëmijëve në nevojë.
Lexo më shumë