image

Dorëzimi i ndihmave për shtëpitë e përmbytura

Kategori: Lajme
Organizatat: Ambasada Britanike , IOM
Etiketat:

Në ndihmë të përmbytjeve katastrofike të kohëve të fundit, projekti i Përfshirjes Sociale, i financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka ofruar ndihmë për familjet më të prekura që jetojnë në komunitete të ndryshme në komunën e Graçanicës dhe Kamenicës.

Ndihma në shpërndarjen e mallrave dhe gjësendeve tjera shumë të nevojshme u sigurua nga vullnetarët, përfaqësues të Ambasadës Britanike në Prishtinë, IOM, Klubi Alpin i Prishtinës, punëtorët dhe përfaqësues të komunave.

Ky është një shembull tjetër që njerëzit nga komunitete të ndryshme mund të jetojnë dhe të punojnë së bashku dhe, mund të bashkohen për të ndihmuar njëri-tjetrin në kapërcimin e situatave të vështira.

Pakoja e ndihmës përfshinte ujë të pijshëm, dezinfektues, çizme gome dhe pako ushqimore.
Lexo më shumë