image

Imaginatorium Lojëra, art dhe shkathtësi: Edhe një recetë për ndërtimin e besimit

Kategori: Blogu
Organizatat: GAIA Kosovo , Alternativna , UNMIK
Etiketat:

Imaginatorium - është emri i një qendre arsimore joformale që synon të sigurojë aktivitete artistike, kulturore dhe arsimore për fëmijët dhe të rinjtë nga komuniteti Rom dhe Ashkali që jetojnë në rajonin e Graçanicës. Ajo operon nën kujdesin e OJQ-së GAIA dhe përbëhet nga vullnetarë vendas dhe të huaj. Më shumë mundësi dhe horizonte të zgjeruara - ky do të ishte misioni i tyre me pak fjalë.

"Ne besojmë se, përmes lojës, artit, artizanales, ne jemi në gjendje t'u sigurojmë fëmijëve një vizion pozitiv dhe të përmirësojmë prirjet/aftësitë e tyre sociale për të respektuar njëri-tjetrin. Promovimi i trajtimit të barabartë mes tyre, dhe veçanërisht vlera e barazisë gjinore, mund të ketë një ndikim pozitiv në sjelljen e tyre dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen," tha Mirjeta Shatri, një nga anëtarët e ekipit Imaginatorium, me të cilin ne biseduam.

Fëmijët e vegjël nga mosha 5 vjeç, deri tek adoleshentët mbi moshën 18 vjeç - janë grupi i synuar me të cilin ekipi Imaginatorium punon përmes aktiviteteve të mëposhtme:

"Artizanat, aktivitete DIY (bëje vet), vallëzim, shfaqje filmi, gatim dhe tema zyrtare si anglisht, matematikë, shkrim e këndim, gjeografi përmes lojës."

"Ne gjithashtu sugjerojmë lojëra në natyrë, dhe nganjëherë edhe detyra specifike, të tilla si punime druri," shpjegon Mirjeta.

Aktivitetet që organizohen jashtë, realizohen në oborrin ku ndodhet qendra Imaginatorium, ndërsa klasat realizohen në ambientet e Imaginatorium (‘shkollë’, siç e quajnë fëmijët), por edhe në lagjen rome afër Graçanicës.

Sipas Mirjetës, puna harmonizohet me obligimet shkollore të fëmijëve, kështu që ata punojnë me më të vegjlit pasi të kenë mbaruar orari i shkollës, dhe me ata më të moshuar/rritur gjatë fundjavës.

"Ne besojmë se fëmijët janë në gjendje të mësojnë shumë përmes artit, lojërave dhe aktiviteteve argëtuese dhe të fitojnë më shumë vetëbesim, gjë që mund të ndikojë pozitivisht në motivimin e tyre për të mësuar në shkollë dhe në tema më zyrtare", thekson ajo.

Shton poashtu se kampet janë një pjesë e rëndësishme e punës së tyre me fëmijët gjatë verës.

"Ato mbesin një përvojë dhe kujtesë e shkëlqyer për fëmijët e Imaginatorium-it. Që nga viti 2017, ne organizojmë kampe të ndryshme pune me vullnetarë nga e gjithë bota. Së bashku me kampe, ne organizuam udhëtime me fëmijë dhe adoleshentë, në mënyrë që t'u jepnim atyre mundësinë të eksplorojnë dhe t'i ekspozohen jetës jashtë lagjes rome, e cila është një mundësi e jashtëzakonshme për fëmijët," thotë.

Sipas bashkëbiseduesit tonë, numri i atyre që janë të përfshirë në punën e kësaj qendre është në rritje e sipër që nga viti 2016, dhe ata regjistruan një rritje të veçantë vitin e kaluar, kur ishin vendosur pothuajse në qendër të lagjes rome.

Edhe pse shumica e pjesëmarrësve që vijnë në Imaginatorium flasin gjuhen rome dhe serbe, dhe vetëm një numër i caktuar flasin shqip dhe anglisht - kjo nuk është një pengesë për vullnetarët në punën e tyre të përkushtuar.

Si do ta përshkruanit punën me fëmijët dhe të rinjtë në lagjen rome nga këndvështrimi juaj personal - e pyesim Mirjetën.

"Prezenca ime në lagjen rome dhe të puna me fëmijë për gati katër vjet ka pasur efekte shumë pozitive në shumë nivele. Ata më dhanë një perspektivë të re për jetën, dhe edhe nëse gjuha është një pengesë në punën me fëmijët, përvoja më ka mësuar aftësinë për të gjetur akoma një mënyrë konstruktive të komunikimit që shpie në aktivitete me shumë përfitime sociale dhe psikologjike," përgjigjet ajo .

Paralelisht me komunikimin e mirë, besimi është një parakusht i rëndësishëm për punë cilësore. Ne besojmë se Mirjeta dhe kolegët e saj e kanë fituar besimin tashmë.

Çfarë do të thotë besimi për të?

"Për mua, besimi është se ju mund të varet nga sjellja e të tjerëve pa frikë dhe dyshim. Besimi është të jesh në gjendje të ndash ndjenjat dhe mendimet e tua pa ndjenja shkatërruese në këmbim.”

Në lagjen rome, siç e kemi përmendur tashmë, përveç vendasve, punojnë edhe vullnetarët e huaj.

Njëra prej tyre është Mathilde Mallet nga Franca, e cila erdhi në Kosovë përmes programit të Shërbimit Civil të qeverisë Franceze shtatorin e kaluar.

Cilat janë përshtypjet e saj?

"Puna në Imaginatorium është jashtëzakonisht sfiduese, por edhe e dobishme. Që nga ditët e para, u lidha me fëmijët me të cilët punojmë. Ata janë shumë inteligjentë dhe plot energji, kështu që kanë interesim për gjithçka që ju u sugjeroni atyre. "Shumë njerëz përballen me vështirësi në shkollë, kështu që është mirë të shohësh se si po përparojnë, pak nga pak, edhe kur 'thjesht' po bëjmë vetëm punë dore/qëndisje," përgjigjet ajo.

Dhe ajo thekson rëndësinë e të mësuarit, përshtatjes dhe pyetjes së vetvetes si pjesë të rëndësishme për të kuptuar të tjerët. Mbi të gjitha, kjo është ajo që krijon gjithashtu edhe miqësi të mira, të afërta. Shkruani edhe këtë recetë nga "kuzhina" jonë, lidhur me ndërtimin e besimit.

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.

Burimi i fotos: Imaginatorium