Kategori: Thirrje të hapura Organizatat: Municipality of South Mitrovica
Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të
Regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat veprojnë në Komunën e Mitrovicës programi i
punës i të cilave është i fokusuar në fushën e pjesëmarrjes dhe fuqizimit të rinisë të aplikojnë
për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në avancimin dhe afirmimin e të rinjve
në Kosovë.
OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare në vijim:Lexo më shumë
a) Ngritja e kapaciteteve të organizatave rinore, zhvillimi i shërbimeve më kualitative për të rinjtë, dhe mbështetja e profilizimit të organizatave rinore;
b) Përkrahja e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit të të rinjve në aktivitetet rinore rajonale dhe evropiane si dhe zgjerimi i gamës së shërbimeve rinore
c) Zbatimi i udhëzimeve administrative që dalin nga Ligji për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë.
d) 31 Maji dita ndërkombëtare kundër duhanit
e) Zbulimin e talenteve të rinjë në fusha të ndryshme