image

Sy më sy: Tregime pozitive për një drejtim të ri të dialogut mes komuniteteve

Kategori: Blogu
Organizatat: Linking Through Lenses , Alternativna , UNMIK , New Social Initiative
Etiketat:

Kur flasim me sinqeritet, me nevojën për tu kuptuar, shikojmë njëri-tjetrin në sy. Prandaj nuk është çudi që nëse "Sy më sy" është një mënyrë për të kuptuar, njohur dhe parë njëri-tjetrin në një mënyrë tjetër. "Sy më sy" u lansua me qëllim të përfshirjes së të rinjve në aktivitete kreative dhe alternative në mënyrë që të përçojnë dhe promovojnë histori pozitive në lidhje me marrëdhëniet e të rinjve nga komunitete të ndryshme në Kosovë.

Mediat sociale janë bërë syri ynë. Përdoruesit me ndikim të këtyre mediave formojnë mendimin e të rinjve dhe përdoruesve të tjerë. „Iniciativa e Re Sociale“ e shfrytëzoi këtë mundësi, sepse hapësira online mund të përdoret, siç besojnë ata, për të krijuar një drejtim të ri të dialogut midis komuniteteve.

"Për fat të keq, historitë negative janë shpesh ato që marrin hapësirën më të madhe publike. Kjo nuk do të thotë që nuk ka ndonjë pozitive, por ato thjesht nuk arrijnë në publik për shkak të publicitetit të dhënë nga ato negative,“ shpjegon koordinatorja e programit LTL, Sanja Stojkovic.

Shembuj pozitivë ekzistojnë. Dhe ato nuk kanë të bëjnë vetëm me një temë. LTL mblodhi mikro influencues të cilët janë aktivë në rrjetet sociale dhe që merren me udhëtime, blog, gatim, fotografi, udhëtime, stil jete, sport, vallëzim, modë, por edhe aktivizëm.

Prezantimi i këtyre influencuesve tashmë ka filluar.

Ne u takuam me Erna Salihun e cila promovon një jetë të shëndetshme përmes baletit, pilates, zumba, gjimnastikës dhe shëtitjeve.

Mesin e tyre është edhe Aleksandar Simonoviq, i cili fitoi simpatinë e përdoruesve të Instagramit falë fotove të bukura të rajonit të tij - Shtërpce dhe Brezovica.

Grant Temaj kënaqet në udhëtime, shëtitje dhe vrapime, duke promovuar turizmin malor, shtigje shëtitjeje dhe bizneset familjare lokale.

Ivana Pavlović "jeton në valixhe", sepse vazhdimisht udhëton dhe ndan histori, përvoja dhe perspektiva të shkëlqyera.

Çifti i martuar Nora dhe Pajtim Smolica janë një shembull i mirë i faktit se është e mundur që një çift i ri të krijojë një familje të shëndetshme dhe në të njëjtën kohë të punojë në ndërtimin e karrierës së tyre.

Por ne tani vazhdojmë me Mrika Nikçin nga Peja.

Në moshën 17 vjeç, ajo u bë vajza më e re në botë që ngjiti shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve, duke thyer kështu rekordin botëror. Ajo ka kompaninë e saj të udhëtimit përmes së cilës promovon bukuritë natyrore të Kosovës. Ajo është studente në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Si "Sy më sy" nga njëra anë promovon dialogun dhe bashkëpunimin midis komuniteteve, nga ana tjetër - parandalon përhapjen e urrejtjes.

"Unë mendoj se edukimi mediatik, në arsimin formal dhe joformal mes të rinjve, është një nga pikat kryesore në parandalimin e përhapjes së urrejtjes, si dhe raportimin e postimeve dhe komenteve që përmbajnë urrejtje dhe mesazhe negative", shpjegon Mrika.

Ajo i qëndron mendimit të saj dhe i konfirmon ato përmes postimeve të saj në rrjetet sociale, por edhe me qëndrimin e saj.

"Krijimi i hapësirës për të gjithë në mënyrë të barabartë, trajtimi i barabartë i të gjitha segmenteve të shoqërisë në Kosovë, mundësi të barabarta në punësim, arsim, sport", thotë ajo, duke folur për ndërtimin e besimit midis komuniteteve në Kosovë.

"Respektoni veten dhe jepni sa më shumë dashuri dhe energji pozitive," përfundoi ajo.

Por ky është vetëm një nga mesazhet e pjesëmarrësve në LTL. Në ditët në vijim, ne do të takojmë më shumë të rinj dhe krijues në mediat sociale të LTL. Aty u mblodhžn influencuesit nga komunitetet serbe, shqiptare, gorane dhe turke. Publiku do të prezantohet me ta përmes fotove dhe videove.

"Pastaj vjen realizimi i ideve, prodhimi i përmbajtjes, fillimi i sfidave ... Ne duam që procesi të jetë sa më i rastësishëm, për të treguar se si marrëdhëniet midis njerëzve nga komunitete të ndryshme mund të jenë të mira, se nuk është një tabu, apo diçka tjetër Përmes përmbajtjes që ne shërbejmë, ne i inkurajojmë njerëzit të mendojnë në mënyrë kritike para se të arrijnë në konkluzione," shton Stojkoviç.

Epo, le të shohim njëri-tjetrin sy më sy.

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.