image

Njohja e gjuhës së fqinjëve tuaj është faktori më i rëndësishëm në ndërtimin e besimit dhe pajtimit

Kategori: Blogu
Organizatat: Komuna e Kamenicës , Alternativna , UNMIK
Etiketat:

Kamenica është komuna më lindore në Kosovë. Përveç një numri të madh të fshatrave, peisazheve të bukura, kjo komunë karakterizohet edhe nga fakti se është përbëhet nga komunitet të ndryshme multietnike. Mesazhi për të rinjtë nga të gjitha komunitetet është që të respektojnë njëri-tjetrin, të punojnë në veten e tyre, të përparojnë, të përmirësohen dhe të miqësohen me njëri-tjetrin - në një intervistë për platformën Kosovare të Mirëbesimit, thotë kështu nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenković.

Bojani është baba i pesë fëmijëve. Ai jeton me familjen e tij në Kamenicë. Ai është nënkryetar i Komunës që nga Marsi i vitit 2018. Përveç Serbishtes, ai flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe dhe Angleze. Lexo me poshte.

Si është të jetosh në Kamenicë, e cila konsiderohet të jetë një nga mjediset dhe komunat më multietnike në vend?

Të jetosh në Kamenicë, i cili është një mjedis me të vërtetë multietnik, është një privilegj.

Në punën tuaj të përditshme, ku ju punoni me të gjitha komunitetet në Kamenicë, si do ta përshkruanit një ditë pune?

Si nënkryetar i komunës, unë punoj me të gjitha komunitetet në Kamenicë, si komunitetet pakicë ashtu edhe ato me ato shumicë. Dita e punës kryesisht reduktohet në zgjidhjen e kërkesave dhe problemeve që kanë komunitetet, gjithashtu punën në terren dhe vizitat e ndryshme, bisedat me njerëzit, si dhe sigurimin e të gjithë informacionit të rëndësishëm për qytetarët.

Çfarë keni mësuar nga kontakti me njerëz nga komunitete të ndryshme?

Duke punuar me njerëz nga komunitete të ndryshme, kam mësuar se të gjithë jemi pothuajse të njëjtë dhe se na lidhin të njëjtat probleme dhe ngjashmëri, qoftë mentaliteti, tradita, etj.

Cilat janë përparësitë më të mëdha të veprimtarisë në një shoqëri multietnike?

Përparësia më e madhe e punës në një shoqëri multietnike është se ju keni shumë më tepër mundësi për të njohur një komunitet tjera, për të zgjeruar horizontin tuaj, për të mësuar dhe për t'u shoqëruar.

A ka ndonjë sfidë me të cilën përballeni?

Sigurisht, ka sfida, pa marrë parasysh se jeni një shembull për komunat e tjera, ka raste kur duhet të merrni vendime që nuk u përshtaten të gjithëve, dhe atëherë kërkohet shumë më shumë vëmendje dhe kujdes për të mos u ç’rregulluar apo shkaktuar ndonjë dëm në marrëdhëniet mes komuniteteve.

A është njohja e gjuhës së fqinjit tuaj thelbësore për tu kuptuar dhe krijuar besim?

Absolutisht dhe me përgjegjësi të plotë pohoj se njohja e gjuhës së fqinjëve të mi është faktori më i rëndësishëm në ndërtimin e besimit dhe pajtimit.

Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë?

Mesazhi për të gjithë të rinjtë nga të gjitha komunitetet është të respektojnë njëri-tjetrin, të punojnë në veten e tyre, të përparojnë, të përmirësohen dhe të shoqërohen me njëri-tjetrin.

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.