Poezia e palëkundur e Mila-s

Mila Mihajlovic - poetry.jpg

Artiste dhe aktiviste e re për të drejtat e grave dhe të njeriut. Ajo thotë se vazhdimisht po lufton për zhdukjen e patriarkatit në këtë zonë. Ajo vallëzon, qëndis, bën arte pamore. Sidoqoftë, ajo preferon të shkruajë - poezi dhe përralla feministe për fëmijë. Disa nga punimet e saj janë njësoj të arritshme për të gjithë, pavarësisht nëse flasin serbisht apo shqip. Ajo shkruan në gjuhën e saj amtare, por përpiqet t'ua paraqesë shkrimet e saj gjithë komunitetit të saj, dhe për këtë arsye i përkthen ato. Ajo është autore e përmbledhjes me poezi dashurie "Gjurmë e Përjetshme", ndërsa "E palëkundur" ende pret të botohet. Po flasim me Mila Mihajloviç, e cila jeton dhe punon në Kosovë.

Kur u bë shkrimi fusha juaj e interesit?

Interesimin tim të parë për të shkruar e shpreha në vitin e shtatë të jetës sime, ndërsa fillova të krijoj në mënyrë aktive në moshën njëmbëdhjetë vjeçare. Që nga ajo kohë, jam përpjekur vazhdimisht të gjej burime të përjetshme frymëzimi për veprat që dua vërtet t’i lë si trashëgimi brezave të ardhshëm.

Ju shkruani vetëm në serbisht

Po, unë shkruaj ekskluzivisht në gjuhën time amtare. Nuk është shkaku I ndarjes së gjuhës sime nga të tjerët, as ngritja e së njëjtës, por disponueshmëria absolute e lirisë së shprehjes që besoj se është e nevojshme që çdo artist të shprehë emocionin e tij në mënyrë të plotë. Por, pasi shprehin emocion të plotë, veprat e shkruara përkthehen.

A janë përkthyer në shqip? Përse

Po, me ndihmën e njerëzve të dashur për mua, unë arrij të përkthej veprat e mia dhe kështu t'i vë në dispozicion të tjerëve, gjë që është një nga gëzimet e mia më të mëdha. Përveç që dua t'u tregoj njerëzve rëndësinë e artit dhe bukurinë e tij, me punimet e mia dua të krijoj lidhje mes grupeve etnike dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht nga kombësia, gjinia, identiteti dhe gjithçka tjetër .

Sa mirë e njihni gjuhën shqipe? A jeni duke e mësuar gjuhën?

Fillova të mësoj bazat e gjuhës shqipe në shtëpi. Brezat e mëparshëm të familjes sime kishin mundësi për ta mësuar atë, dhe kjo u përcoll nga brezi në brez. Sa i përket njohurive të mia individuale të kësaj gjuhe, lirisht mund të them se po përmirësohet çdo ditë. Mësimi i gjuhëve të përdorura në këtë rajon është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shkatërrojmë barrierën gjuhësore, e cila është një problem i madh në Kosovë.

Debutimi juaj "Gjurmë e Përjetshme" u publikua vitin e kaluar. Tani është duke u përkthyer në shqip. Çfarë lloj libri është ky?

Është një përmbledhje me poezi dashurie e shkruar në një stil bashkëkohor që nxjerr një notë të ndjenjave të forta, me synimin për të krijuar një kujtim të përjetshëm të një historie intriguese dashurie. Secili varg i librit ka një dedikim dhe, përveç kësaj, përkushtimi përfaqëson segmentin më të rëndësishëm të secilës poezi.

Libri juaj i dytë duhet të shohë dritën e diellit. A është në një farë mënyre një vazhdim i debutimit tuaj letrar?

Përveç shpresës time që së shpejti do të jetë në dispozicion si botim, është e nevojshme të përballemi me realitetin në të cilin janë formuar disa probleme materiale që paraqesin një pengesë në botimin e tij. "Palëkundur", përveç qëllimit që ndan me koleksionin e mëparshëm, gjithashtu përpiqet të mbjell shpresë tek gratë e reja të dashuruara dhe të inkurajojë guximin e tyre që Zoti u dha atyre në lindje. Shpresoj shumë që së shpejti do të jetë në dispozicion të publikut.

Ju thoni që me veprimet tuaja dëshironi të krijoni lidhje mes grupeve etnike. ‘Lidhjet’ për të cilat po flisni janë po aq të rëndësishme sa ndërtimi i besimit ... A besoni se është e mundur?

Besimi është një proces që kërkon formim afatgjatë dhe i cili, kur ndërtohet, mund të shembet në një sekondë. Por, përveç kësaj, ajo është shtylla kryesore në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme, të zhvilluar dhe të barabartë. Besimi mund të krijohet vetëm nëse jemi gati për një dialog objektiv dhe të drejtë, dhe tani është koha për këtë.


Ky projekt mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe zbatohet nga New Social Initiative. Mendimet e shprehura në të pasqyrojnë pikëpamjet e autorit dhe jo domosdoshmërisht ato të Kombeve të Bashkuara, të UNMIK-ut a të New Social Initiative.

Tregimet e fundit

journalism-composition900-300x2001111111.jpg

New Perspektiva: Trajnim për gazetarët

New Perspektiva po kërkon për dy të rinj që të marrin pjesë në një trajnim tre-mujor për gazetarët.

Lexo më shumë
UPSHIFT.jpg

Mundësi e re për të rinjtë UPSHIFT; Kosovo Wide është këtu!

A doni të jeni një krijues pozitiv i ndryshimeve në komunitetin tuaj duke mësuar se si të zhvilloni dhe zbatoni idenë tuaj 💡 mbi një zgjidhje për një çështje sociale?

Lexo më shumë