image

Teknologjia për një të ardhme më të mirë dhe të përbashkët

Kategori: Blogu
Organizatat: Alternativna , UNMIK , Akademia jCoders
Etiketat:

Tech Heroes është një iniciativë që synon të krijojë mundësi që anëtarët e komuniteteve të ndryshme etnike në Kosovë të punojnë së bashku për të hartuar zgjidhje teknologjike me qëllim të përmirësimit të problemeve shoqërore.

Ky projekt përdor teknologjinë si emërues të përbashkët për herë të parë për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë, ardhme e cila do të kërkojë aftësi dixhitale. Ideja është dizajnuar nga jCoders Academy dhe IOM, dhe mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

"Ne e filluam këtë projekt në 2019 dhe deri më tani kemi pasur 3 edicione. Edicioni i tretë i "Tech Heroes" filloi në Tetor 2020 dhe zgjati për gjashtë muaj, deri në Mars 2021. Si rezultat i edicionit të tretë, ne angazhuam 210 pjesëmarrës nga 9 komuna të ndara në 22 ekipe; 14 skuadra u kualifikuan për ngjarjen finale", shpjegon Fiona Shehu, njëra nga themelueset e akademisë jCoders.

Shehu shprehet se të gjithë pjesëmarrësit në program patën mundësinë të kalojnë në të gjithë ciklin e zhvillimit të projektit, që nga trajnimi, konceptualizimi, dizenjimi, zhvillimi, testimi e deri te fillimi.

Në fillim, pjesëmarrësit kaluan një trajnim të përgjithshëm ku morrën njohuri themelore të programimit. Në këtë fazë fillestare, u bë një vlerësim i angazhimit dhe interesit të tyre për t'u bërë "heronj teknologjikë" të vërtetë.

Të gjithë pjesëmarrësit zgjodhën tre tema që përfshinin çështje sociale që ata i konsideronin të rëndësishme, në bazë të të cilave u grupuan në fazën tjetër.

Temat që ishin pjesë e edicionit të tretë të Tech Heroes ishin: mjedisi, turizmi, shëndeti dhe mirëqenia, përgjigja ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjes, arsimi, personat me aftësi të kufizuara, përfshirja sociale, arti dhe kultura dhe fuqizimi i të rinjve.

Në fazën tjetër, ata mësuan rreth teknikave që i ndihmojnë ata të zgjidhin problemet. Ata identifikuan një problem të caktuar në komunitetin e tyre dhe dolën me ide që do të kontribuonin në zgjidhjen e këtij problemi. Vetëm idetë më të mira vazhduan për në fazën tjetër.

Përveç trajnimeve të avancuara në teknologji, pjesëmarrësve u është mundësuar që të marrin pjesë në trajnime të specializuara në rrjetet sociale, zhvillimin e biznesit, "UI UX", "Adobe Illustrator", "FireBase" ...

Pjesëmarrësit gjithashtu mësuan të përdorin mjete bashkëpunuese dhe organizative të tilla si GitLab. Kështu, ata u përgatitën për fazën tjetër ku morrën role dhe përgjegjësi në zbatimin e projekteve.

Gjatë fazës së implementimit, kanë qenë të pranishem në planifikim, ku kanë marrë detyrat dhe përgjegjësitë. Secili anëtar i ekipit kishte një rol dhe detyra specifike për të kryer për të siguruar që ekipi të dorëzonte projektin përfundimtar.

Ekipet që ishin të suksesshëm në krijimin e projektit funksional ishin pjesë e konkursit përfundimtar, dhe projekti i tyre u vlerësua nga një juri ekspertësh.

"Tech Heroes" përpiqet të krijojë një shoqëri më gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet në Kosovë duke forcuar bashkëpunimin dhe duke mundësuar iniciativa të përbashkëta, dhe siç thekson Shehu, ata tashmë kanë parë rezultate pozitive pas implementimit të dy edicioneve të mëparshme të projektit.

Dy edicionet e mëparshme të projektit mblodhën të gjithë pjesëmarrësit në një vend, megjithatë, për shkak të pandemisë, kësaj radhe atyre iu desh të transferonin të gjithë metodologjinë e „Tech Heroues“ në formë dixhitale. Të gjitha trajnimet dhe fazat e punës u përshtatën konform gjendjes, përveç ngjarjes finale.

"Shqetësimi ynë kryesor për shkak të modifikimeve të reja ishte se si t'i mbajmë pjesëmarrësit të motivuar për të arritur rezultate të dëshirueshme gjatë mësimit, por edhe për të ruajtur veçantinë e ndërveprimit shoqëror mes pjesëmarrësve, sepse siç e dimë, aktivitetet edukative është pak më e vështirë të organizohen në mënyrë virtuale, por ne ishim shumë i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe kjo na shtyu të fusim metoda të reja inovative në program. Një nga metodat ishte „gejmifikimi (gameficitation) i programit tonë, i cili tregoi se rrit vendosmërinë, motivimin e brendshëm dhe veçanërisht bashkëpunimin”, thekson Shehu.

Në ngjarjen final që është mbajtur në fillim të Prillit janë përzgjedhur tri ekipe më tê mira. Tri vendet e para i kanë fituar "Mbrojtësit e dijes" (I)m "CultKos" (II) dhe "Cov-Aid" (III).

Shehu është veçanërisht krenare për miqësitë e reja të bëra gjatë këtij projekti.

"Unë jam veçanërisht krenare që kam parë ndërtimin e miqësive të reja mes të gjitha grupeve etnike, bashkëpunimin dhe ne shpesh kemi pasur mundësinë të shohim se si pjesëmarrësit tejkalojnë pengesat gjuhësore për të arritur qëllimet e tyre të përbashkëta," tha ajo.

Për më tepër, grupet me një sfond më të larmishëm të prapavijave etnike krijuan zgjidhje më kreative.

"Vërtetimi i kësaj hipoteze më bën personalisht të lumtur!" - Shtoi Shehu.

JCoders është duke punuar në edicionin e ardhshëm të këtij projekti. Thirrjet për aplikime do të publikohen në faqen e internetit:

www.tech-heroes.org dhe faqja në Facebook: www.facebook.com/techheroesks.

"Ne ftojmë të gjithë të rinjtë në Kosovë që duan të japin një kontribut pozitiv në shoqërinë e tyre dhe të zhvillojnë aftësi teknologjike që të aplikojnë për edicionin tonë të ardhshëm të projektit. Ne jemi shumë të ngazëllyer për edicionin e ardhshëm", përfundoi Shehu.

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.