image

Pesë minuta në errësirën e të zhdukurve

Kategori: Lajme
Organizatat: Missing Persons Resource Center (MPRC) , Alternativna , New Social Initiative
Etiketat:

27 Prilli shënon Ditën Kombëtare të të Zhdukurve në Kosovë. Me rastin e kësaj dite, një grup i organizatave nga Kosova fton publikun të fikin dritat në mjediset e tyre, për pesë minuta në orën 20:00. Qëllimi është të tregojmë dhimbjen e familjarëve të të zhdukurve të cilët, sipas këtyre organizatave, përballen me neglizhencën institucionale të çështjes së personave të zhdukur për 21 vjet. Megjithatë, kjo nuk është aktiviteti i vetëm i një grupi organizatash. Cili është qëllimi i tyre, cili është nxitësi më i madh i zgjidhjes së çështjes së të zhdukurve dhe pse është i rëndësishëm losidariteti? Lexo më poshtë.

"Duke fikur dritat në shtëpitë tona, ne bashkëndjejmë me dhimbjen dhe errësirën me të cilën familjet dhe të afërmit e 1,639 personave të zhdukur kanë jetuar për 21 vjet," thonë ata.

Aksioni simbolik u organizua për herë të parë vitin e kaluar dhe organizatorët njoftojnë se do të shndërrohet në traditë.

"E drejta për të zbuluar të vërtetën mbetet një nga parimet themelore të ballafaqimit me të kaluarën, prandaj ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të adresojë seriozisht çështjen e të zhdukurve në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Kërkesa kryesore ishte dhe mbetet sqarimi i fatit të tyre”, thuhet në deklaratën e grupit të organizatave.

Aktiviteti #utaminestalih organizohet nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur në Kosovë, Fondi për të Drejtën Humanitare, Forumi ZFD për Kosovën, Iniciativa e Re Sociale dhe Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

Iniciatorët e akcionit, forumi ZFD, shpjegojnë se aktivitetet u organizuan në kontekstin e kërkimit të së vërtetës dhe njohjes kolektive.

Aktivitetet kanë për qëllim adresimin e mungesës së rrëfimit të njerëzve të zhdukur gjatë luftës në historinë publike dhe përkujtimin kolektiv dhe për të mbështetur familjet e të zhdukurve gjatë luftës duke rivendosur sensin e njohjes dhe kujtimi, shpjegon Korab Krasniqi nga forumi ZFD.

Nga ana tjetër, aktivitetet e organizuara për ditën kombëtare të personave të zhdukur, 27 Prill, shërbejnë si një kujtesë e vazhdueshme për institucionet, në Beograd dhe Prishtinë, për të përshpejtuar përpjekjet e tyre në zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës, duke lënë mënjanë politikat antagonizmat dhe të mbështesin familjet në të drejtën e tyre për të njohur të vërtetën.

"Ka të bëjë me kërkimin e përgjegjësisë ligjore dhe morale nga qeveritë dhe përgjegjësinë kolektive nga shoqëritë për të rritur përpjekjet në zgjidhjen e çështjeve dhe për të krijuar një kulturë përkujtimi për të zhdukurit, në krahasim me politikën ekskluzive të përkujtimit," shton ai.

Si shtytës kryesor për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur, Krasniqi e sheh në vullnetin politik dhe konsensusin.

„Qeveritë duhet të përafrojnë përparësitë e tyre dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në zgjidhjen e çështjeve, duke ofruar informacion dhe mbështetje bilaterale në punën në terren. Nga ana tjetër, shoqëria civile luan një rol aktiv në avokimin për të drejtat dhe kërkesat e familjeve, dokumentimin e përvojave të luftës dhe praktikat e përkujtimit, duke lehtësuar një proces që jep të drejtën për të njohur të vërtetën gjithashtu dhe krijimin e një praktike përfshirëse përkujtimore,“ shpjegon Krasniqi.

"Komuniteti ndërkombëtar mund të luajë një rol të rëndësishëm gjithashtu, duke siguruar mundësinë e përdorimit të të dhënave ushtarake që potencialisht mund të mbështesin identifikimin e varreve masive, financim të sigurt, ekspertizë dhe burime të ndërtimit të kapaciteteve për autoritetet lokale" beson ai.

Dhe pse është e rëndësishme të kujtojmë personat e zhdukur? Pse është i rëndësishëm solidariteti?

"Përmes solidaritetit dhe pjesëmarrjes ne shprehim njohjen dhe ndjeshmërinë dhe u bëjmë të ditur të gjitha familjeve të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë se jemi në këtë së bashku," shton Krasniqi.

Ai ftoi të gjithë të mbështesnin aksionin e përbashkët simbolik ‘Në errësirën e ​​të zhdukurve’ duke fikur dritat për pesë minuta.

Iniciattiva e Re Sociale (NSI) nga Mitrovica e Veriut po merr pjesë gjithashtu në aksion, i organizatë kjo e cila do të zbatojë një projekt dy-vjeçar për të forcuar organizatat e viktimave dhe të mbijetuarve të luftës në Kosovë, me një fokus të veçantë në komunitetin serb.

Menaxherja e projektit tek NSI Milica Andrić Rakić deklaron se aksioni u mbështet nga përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur nga bashkësi të ndryshme etnike në Kosovë:

"Nga rreth 6,000 njerëz që u raportuan të zhdukur gjatë konfliktit të fundit në Kosovë, gati 30% janë ende në kërkim. Midis tyre ka njerëz të të gjitha kombësive, dhe kjo çështje e vështirë është e rrallë, duke bashkuar kërkesat e shqiptarëve, serbëve dhe të gjithë anëtarëve të familjes të të gjitha grupeve të tjera etnike, edhe sidomos kur marrëdhëniet zyrtare midis Beogradit dhe Prishtinës janë të ngarkuara me tensione dhe antagonizëm. Kërkesa është e qartë - bëj gjithçka që është e mundur për të zbuluar fatin e anëtarëve tanë të familjes".

Ky nuk është aktiviteti i vetëm që grupi i organizatave po përgaditë për datën 27 Prill.

Dita e të Pagjeturve nga Lufta në Kosovë do të fillojë me një ceremoni të vendosjes së luleve në monumentin për personat e zhdukur në Prishtinë dhe një konferencë për shtyp nga Bajram Qerkini dhe Negovan Mavrić nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur në Kosovë.

NSI do të ketë aktivitete shtesë. Së bashku me Grupin Punues për Kapitullin 35 të Konventës Kombëtare për BE dhe Nismën Rinore për të Drejtat e Njeriut, ata po organizojnë një uebinar ku do të paraqesin gjetjet e analizës së efikasitetit të institucioneve serbe dhe kosovare në adresimin e çështjes së personave të zhdukur në periudha nga 2016 deri në 2020:

"Procesi i kërkimit të personave të zhdukur në Kosovë u ngarkua nga ndryshimi i kompetencave ndërmjet misioneve ndërkombëtare nga 2008 në 2018, kur Prokuroria Speciale morri përgjegjësinë e plotë për hetimin e rasteve të personave të zhdukur në luftë. Për më tepër, mungesa e bashkëpunimit domethënës midis zyrave të prokurorisë së Kosovës dhe Serbisë, si dhe mungesa e informacionit nga arkivat e Forcave të Armatosura, UÇK-së dhe organizatave ndërkombëtare, e ndërlikojnë edhe më tej shpejtësinë e hetimeve. Sidoqoftë, hapja e çështjes së të zhdukurve brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është një nga mundësitë që mund të kontribuojë në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve dhe ne ishim dëshmitarë të hapave të parë drejt këtij qëllimi dhe siç ndodhi në fund të vitit të kaluar në Kizhevak në varrezën masive janë identifikuar tashmë tre viktima shqiptare".

Andrić Rakić shton se në katër vitet e fundit, u kryen 59 analiza të terrenit dhe 4 zhvarrosje, si dhe se me atë rast u gjetën eshtrat e 66 individëve, ndërsa u identifikuan 32 persona të zhdukur.

Webinarin për të cilin është aranzhuar përkthimi në anglisht mund ta ndiqni nga ora 12:00 përmes linkut: https://bit.ly/2QQqF6k

Shikoni aktivitetet e tjera të grupit të organizatave në kalendarin që mund ta gjeni më poshtë:

09:45 - Vendosja e luleve në memorialin kushtuar Personave të Pagjetur; MPRC (para Memorialit të Personave të Pagjetur);

10:00 - Press Conference e Z. Bajram Qerkinaj dhe Z. Negovan Mavric; MPRC (para Memorialit të Personave të Pagjetur);

12:00 - Aksion Rrugor; YIHR KS (Sheshi Skenderbeu);

12:00 Webinar: Efikasiteti i mekanizmave të institucioneve serbe dhe kosovare në gjetjen e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë në Kosovë në periudhën ndërmjet 2016-2020; NSI, YIHR Serbia dhe Grupi Punues për Kapitullin 35 të Konventës për Bashkimin Evropian;

16:30 - Podcast: Masakra Lubeniq; Kosovo 2.0 dhe Humanitarian Law Center Kosovo;  

20:00 - Në Terr për të Pagjeturit; Aktiviteti i përbashkët;

20:10 - Transmetimi i dokumentarit/reportazhit të shkurtër për çështjen e persionave të zhdukur në Kosovë Kanal10; Forum ZFD (Kanala 10);

21,22,23,26 dhe 27 prill - Dedikimi pesë ditor për historitë e të afërmve të Personave të Pagjetur - Audio Drama/Podcast "Të jetosh me kujtime e personave të pagjetur", fushat ne rrjetet sociale; Integra&Forum ZFD (Social media).

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.