image

Mbështetje për Drejtësi Tranzicionale

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: Royal Embassy of Norway in Kosovo , Community Building Mitrovica
Etiketat:



Përmes këtij njoftimi, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti Juridik dhe OJQ Community Building Mitrovica (CBM) me përkrahje nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë i ftojnë të gjithë studentët që të aplikojnë për pjesëmarrje në kursin “Mbështetje për Drejtësi Tranzicionale”. Të ftuar janë të gjithë studentët e interesuar dhe kursi do të zgjasë një semestër. Qëllimi i kursit është integrimi i Programit të Drejtësisë Tranzicionale dhe Ndërtimit të Paqes në Arsimin e Lartë të Kosovës, i cili konsiderohet kontribut i veçantë në paqe dhe pajtim. Ky program do të mundësojë edukimin e studentëve në drejtësinë tranzicionale, si një nga mënyrat për të kontribuar drejt ndërtimit të paqes. Programi prezanton temën mbi mbështetjen për drejtësi tranzicionale dhe ndërtimin e paqes në arsimin e lartë. Programi gjithashtu ndërton besimin dhe rrite njohurite e studentëve të Kosovës në përgjithësi dhe të të gjithë akterëve të tjerë të kësaj fushe duke përfshirë edhe minoritetet në temën: “Adresimi i së kaluarës dhe ndërtimi i paqes”. Lexoni më shumë në: http://bit.ly/2RNgrR4