image

SFIDA LTL E VITIT TË RI!

Kategori: Lajme
Organizatat: New Social Initiative
Etiketat:

Një vit i ri, fillim i ri dhe sfida e re e LTL.

Gjithçka që duhet të bëni është të jeni kreativ dhe të mendoni një urim për Vitin e Ri dhe marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë në vitin 2022, si dhe të na dergoni urimin tuaj përmes një video, foto, vizatim, mural, ndonjë teksti të shkruar nga ju, muzikë ose përmbajtje të tjera që mendoni se do të pëlqeheshin nga ne dhe audienca.

Hapi tjetër është të:

1) Postoni përmbajtjen tuaj në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, TikTok);

2) Etiketoni/bëni tag @ltlkosovo, @mrikanikqi dhe @nsimitrovica

3) Shtoni hashtagun #ltlkosovo në postimin tuaj.

Dhe pastaj fitoni çmime të mëdha:

🎁Vendi i parë: Fundjavë për dy persona në Brezovicë;

🎁Vendi i dytë: Dy bileta për parashutë/skydiving në Prizren;

🎁Vendi i tretë: Dy bileta për Via Ferrata Berim.

Sfida LTL zgjat deri më 10 janar 2022. Rekomandojmë që profili juaj të jetë PUBLIK derisa të zgjasë sfida, që të mos humbasim asnjë postim.

#LinkingThroughLenses #LTLKosovo #OčiUOči #symësy