image

Hyrje në Ndërtimin e Paqes: Mir – paqe – мир 2022.

Kategori: Thirrje të hapura

Etiketat: #YOUTH

Nëse jetoni në Maqedoni, Kosovë ose Serbi dhe:

  • keni më shumë se 21 vjet (kufiri i sipërm nuk egziston, ky nuk është trajnim vetëm për të rinjë, edhe ju që keni 40, 50…80…ju ftojmë të aplikoni)
  • nuk doni të jetoni me frikë dhe mosbesim
  • doni të dini më shumë se si mendojnë fqinjët tuaj dhe konsideroni se dallimet gjuhësore dhe kombëtare nuk guxojnë të jenë arsye për mungesë komunikimi
  • nuk doni të ndiheni keq kur dikush flet me përçmim për njerëz me kombësi ose fe tjetër ose në pëgjithësi për njerëz të cilët në bazë të diçkaje dallojnë nga shumica, e ju nuk dini si t’i përgjigjeni
  • e dini se ndodh dhunë, se disa njerëz nuk kanë liri të lëvizjes ose të shprehjes, se disa njerëz janë të diskriminuar, por nuk dini se si të reagoni dhe çka mund të bëni
  • nuk keni dëshirë të ikni nga vendi ose të bëheni gati për luftën e rradhës
  • keni dëgjuar ose jeni bindur edhe vetë se individi mund të veprojë në shoqëri dhe ta ndryshojë atë, por ju duhen shkathtësi, njohuri të reja dhe mbështetje për veprim
  • doni të punoni (para së gjithash) me veten dhe për ndryshim personal…
  • atëherë ju ftojmë që të aplikoni në trajnimin e pestë Hyrje në Ndërtimin e Paqes: Mir – paqe – мир 2022.

Afati për aplikim: 18.4.2022.

Trajnimi i cili është përpara nesh mbështetet në përvojën e organizatave QAP (CNA) dhe Aksioni Paqësor, të cilat në mënyra të ndryshme punojnë në ndërtimin e paqes në hapësirat e ish Jugosllavisë, kjo na ndihmoi shumë në koncipimin e punëtorive. Idea rreth trajnimit Hyrje në Ndërtimin e Paqes lindi nga nevoja për t’iu kushtuar vëmendje të posaçme konteksteve të Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë, si dhe për krijimin e hapësirave për njoftim, për shembjen e paragjykimeve, dhe për vendosjen e një baze për bashkëpunim të mëtutjeshëm për ndërtimin e paqes pavarësisht barrierave gjuhësore. Ju ftojmë që bashkarisht të mendojmë se çfarë mund të bëjmë që shoqëritë në të cilat jetojmë t’i bëjmë më pak të dhunshme dhe më pak të ndara. Ju ftojmë që ndryshimet shoqërore ti fillojmë prej vetëvetes.

Me pjesëmarrjen në trajnim fitoni mundësinë që të mësoni se si të dalloni problemet kyçe politike dhe sociale në shoqërinë tuaj, të merrni ide dhe frymëzim se si të kyçeni në mënyrë aktive në zgjidhjen e tyre. Gjithashtu, fitoni mundësinë që të merrni pjesë në shkëmbimin e përvojave dhe mendimeve me pjesëmarrës nga vendet fqinje, si dhe me bashkëqytetarët tuaj nga grupe të ndryshme etnike, e me këtë të bëni hapin e parë drejt zvogëlimit të distancës mes nesh.

Lexo me shume