image

Lansimi i uebfqes që promovon marrëdhëniet serbo-shqiptare

Kategori: Lajme

Etiketat: #HUMAN RIGHTS

Së bashku me Institutin e Filozofisë dhe Teorisë Shoqërore në Beograd dhe Lëvizjen Evropiane në

Serbi, OJQ Aktiv prezantoi një uebfaqe të re të titulluar „Miqësia Serbo-Shqiptare” në eventin e

mbajtur në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut të hënën, më 16 Maj.

Faqja e internetit u prezantua nga krijuesit e saj Aleksandar Pavlloviq dhe Fillip Llukiq. Alleksandar

Pavlloviq, nga Instituti i Filozofisë dhe Teorisë Shoqërore, tha se faqja tregjuhëshe (serbe, shqipe,

angleze) përmban një bazë të dhënash të gjerë në internet që ofron njohuri vizuale, tekstuale dhe

dokumentare për marrëdhëniet serbo-shqiptare.

Pavlloviq tha se materiali përfshin pesëdhjetë libra për marrëdhëniet serbo-shqiptare, veçanërisht ato

që kanë karakter afirmativ ose që përpiqen për pajtim, si dhe qindra botime nga të gjitha aspektet e

marrëdhënieve serbo-shqiptare.

Faqja është një bibliotekë e vogël për marrëdhëniet serbo-shqiptare, nga artikujt e gazetave deri te

punimet akademike, tha Pavlloviq, i cili është edhe autori i librit “Shqiptari i imagjinuar”. Pavlloviq

vlerësoi se në një situatë ku mediat tentojnë ta portretizojnë Kosovën në një dritë kryesisht negative,

uebfaqja u hap para disa vitesh me qëllim të mbledhjes së përmbajtjeve që do të prezantojnë miqësinë

shqiptaro-serbe.

“Ne kemi mbledhur veprat e njerëzve që kanë shkruar në dekadat e fundit, dhe ata që formojnë tema

ftuese, sepse duam të promovojmë ato zëra që kanë një konotacion pozitiv për marrëdhëniet serboshqiptare”, tha Pavlloviq.

Krahas promovimit të faqes, u mbajt edhe një panel diskutimi me temë “Jeta e përbashkët e serbëve

dhe shqiptarëve përmes syve të aktivistëve dhe vëzhguesve vendas”, ku folen Miodrag Milliqeviq,

drejtor i OJQ Aktiv, Nora Ahmetaj, themeluese e Qendrës për Hulumtime, Dokumentacioni dhe

Publikimet dhe Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Panelistët theksuan se të dy palët jetojnë në dy narrativa të ndryshme dhe theksuan domosdoshmërinë

që të gjithë aktorët shoqërorë, veçanërisht elitat politike, të nxisin një kulturë dialogu.

Sipas Milliqeviqit, faqja e re “Miqësia Serbo-Shqiptare” është një material cilësor që mund të përdoret

veçanërisht sot në kohë jo premtuese për sa i përket dialogut të përgjithshëm. Është "një fije shprese në

perceptimin e realitetit ekzistues", tha ai. Ai shtoi se ana tjetër e Kosovës rrallëherë dëgjohet dhe shihet

në opinion dhe në media.

“Kur shikon mediat, historitë pozitive nuk janë në qendër të vëmendjes, askush nuk i kushton vëmendje

sepse temat diktojnë nevojën për të shitur përmbajtje. Nga ana tjetër, edhe historitë pozitive kalojnë pa

u vënë re nga publiku i gjerë sepse në nivel të përditshëm ka një vërshim lajmesh të tjera, gjuhë

urrejtjeje, kjo është paaftësia apo dështimi i elitave politike për të demonstruar politikën e kulturës së

dialogut në hapësirën publike”, theksoi Milliqeviq.

Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësuan se mes dy komuniteteve ekziston një jetë e përbashkët, por

nuk diskutohet gjerësisht në media dhe publikun e gjerë, dhe se injoranca thellon distancën etnike.

Nora Ahmetaj deklaroi se mungojnë storien e përbashkëta dhe pozitive nga jeta e dy komuniteteve.

“Nuk shoh asnjë pikë të përbashkët apo storien që të mbulohet nga media, sepse jemi të helmuar nga

debatet politike. Çështja është se sa vërtet jetojmë bashkë, nëse është realisht e vërtetë të ndajmë

vlerat tona, nëse njohim mjaftueshëm njëri-tjetrin”, tha Ahmetaj.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Bljakaj, përshëndeti portalin e ri

për marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe theksoi se kjo është një përmbajtje e rëndësishme në kohën kur

ka tensione në marrëdhëniet mes dy palëve.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që ata që janë të interesuar, veçanërisht të rinjtë, të kenë një

burim informacioni për serbët dhe shqiptarët, veçanërisht për marrëdhëniet gjatë historisë", tha Blakaj,

duke shtuar se mediat ende kanë një rol që nuk është shumë pozitiv.

“Ne e dimë se çfarë roli kanë luajtur mediat në të kaluarën gjatë konflikteve dhe shpërbërjes së

Jugosllavisë, dhe për shkak të kësaj ato mund të jenë përgjegjëse pasi kontribuan në forcimin e

paragjykimeve. Edhe sot, të dyja palët shihen ende nga një prizëm etnik, edhe pse ka media që po

mundohen ta informojnë opinionin në mënyrën e duhur normale”, tha Blakaj.

Rreth faqes “Miqësia Serbo-Shqiptare” https://srb-al.emins.org/

Faqja e internetit është pjesë e projektit Avancimi i Miqësisë Serbo-Shqiptare, i implementuar nga OJQ

Aktiv, në partneritet me Institutin për Filozofi dhe Teori Shoqërore nga Beogradi dhe Lëvizjen Evropiane

në Serbi, me mbështetje nga Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.

Ueb faqja “Miqësia Serbo-Shqiptare” është një bazë e pasur e të dhënash në internet që ofron njohuri

tekstuale, vizuale dhe dokumentare mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare si dhe përmban materiale në

serbisht, shqip dhe anglisht. Ueb faqja përmban:

• Rreth 50 tituj librash mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare, veçanërisht ato me një karakter

afirmativ ose pajtues;

• Disa qindra artikuj individualë të shkruar nga rreth 50 autorë nga të gjitha fushat dhe aspektet e

marrëdhënieve serbo-shqiptare;

• Një bazë të të dhënave me video që përmban intervista me rreth 15 intelektualë dhe aktivistë

vendas të shquar serbë dhe shqiptarë, të cilët ofruan pikëpamjet e tyre për temat në lidhje me

mundësitë e pajtimit historik, miqësisë dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet serbëve

dhe shqiptarëve;

• Një material voluminoz me rreth 500 lajme dhe shkrime në media që mbulojnë temën e dialogut

serbo-shqiptar, të publikuar në gjuhën serbe dhe angleze në 5 vitet e fundit;

• Materiale të ndryshme arkivore, si dokumentarë të njohur dhe/ose shfaqje apo filma, figura

publike që jetojnë në të dyja anët, lidhje me projekte të rëndësishme të përbashkëta dhe OSHC,

e të ngjashme;

“Kjo ueb faqe ofron shumë shembuj miqësie, bashkëpunimi, kërkimesh të përbashkëta, intervista,

materiale edukative mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare, dokumente dhe artikuj me interes të

përbashkët dhe materiale të tjera të ngjashme të cilat synojmë t'i popullarizojmë dhe t'i bëjmë

gjerësisht të qasshme”, theksuan nga OJQ Aktiv dhe Institutin për Filozofi dhe Teori Shoqërore nga

Beogradi.