image

Qëndrimet e të rinjve ndaj normave gjinore dhe sociale, zhvillimit dhe sigurisë njerëzore në Kosovë

Kategori: Video

Etiketat: #EDUCATION

UNDP-ja në Kosovë publikoi së fundmi një studim që synon të kontribuojë në një kuptim më të mirë të pikëpamjeve dhe shqetësimeve të të rinjve rreth arsimit, zhvillimit, mundësive, migrimit, normave sociale dhe sigurisë njerëzore. Studimi bazohet në analizën sasiore dhe cilësore, duke bashkuar një anketë të kryer në mbarë Kosovën dhe shtatë diskutime të thelluara në fokus grupe me të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile. Studimi bazohet në një mostër përfaqësuese të popullatës së re të Kosovës dhe është i pari i llojit dhe madhësisë së tij në Kosovë.

Raporti i Qëndrimeve të Rinisë ndaj Normave Gjinore dhe Sociale, Zhvillimit dhe Sigurisë Njerëzore në Kosovë është prodhuar nga Instituti Riinvest për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe financuar nga UNDP Funding Windows (Luksemburg, Republika e Koresë, Suedi).

Në video ju sjellim disa nga të dhënat më interesante. Për raportin e plotë vizitoni faqen e internetit të UNDP-së në Kosovë.