image

Konferenca "Statusi i gjyqësorit dhe praktikës juridike në Kosovë"

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: NGO ACDC , UNMIK
Etiketat:

Qendra e Avokatisë për OJQ për Kulturë Demokratike (ACDC) është e kënaqur t'ju ftoj të merrni pjesë në Konferencën për statusin e gjyqësorit dhe praktikës juridike në Kosovë, e cila do të zhvillohet të Mërkurën 19 shkurt 2020 duke filluar në ora 13:00 në ambientet e Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica (IBCM) në Mitrovicën e Veriut. Pjesëmarrësit në konferencë do të jenë avokatë të rinj nga veriu i Kosovës që janë duke u përgatitur për të marrë Provimin e Avokatisë, gjyqtarë dhe zyrtarë ligjorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të vendit dhe shoqërisë civile.

Ngjarja është e organizuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i performancës së gjyqësorit dhe ndjekjes penale dhe qasja në drejtësi në Kosovë - Ndihma për institucionet e integruara gjyqësore në veri të Kosovës", mbështetur nga UNMIK. Projekti përfshin mbështetje për Gjykatën Themelore të Mitrovicës përmes dhjetë përkthyesve dhe tre bashkëpunëtorëve juridikë dhe trajnime për avokatë të rinj.

Lexo më shumë