image

Unë dua të dëgjohem

Kategori: Lajme
Organizatat: Integra
Etiketat:

Njoftim

UNË DUA TË DËGJOHEM

Nëpërmes aktoreve Edona Reshitaj, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Xhejlane Tërbunja,

nën regjinë e Kushtrim Koliqit,

vjen

cikli i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë

 

Trashëgimia e luftës është një prej çështjeve më të ndjeshme që ballafaqohen vendet që kanë kaluar nëpër konflikte apo lufta. Kjo trashëgimi përfshinë shumë aspekte dhe shumë nivele, por më kryesorja konsiston në ballafaqimin me pasojat e luftës të viktimave civile dhe familjarëve të tyre. Duke ditur këtë situatë, kontekstin politik dhe kompleksitetin tematik, dhe brishtësinë e viktimave të torturës gjatë dhe pas luftës, Integra me partnerët e saj (forumZFD dhe KRCT) në vitin 2017 ka realizuar një projekt që u përqendrua veçanërisht në grumbullimin dhe dokumentimin e përvojave të vuajtjeve të grave të torturuara gjatë dhe pas kohës së luftës në Kosovë. Projekti është realizuar duke përdorur formatin e librit të kujtesës me titull "Unë dua të dëgjohem".

Bazuar në këtë projekt dhe duke e pasur parasysh rëndësinë dhe vlerën e këtyre rrëfimeve për dokumentimin e së kaluarës, partnerët kanë vendosur që të vazhdojnë punën e tyre me rrëfimet e librit të kutjesës “Unë dua të dëgjohem” duke kontribuar edhe në fushën e trashëgimisë audio-vizuele. Ky projekt ka për qëllim që nëpërmes prodhimeve specifike të dokumentoj dhe ruaj një aspekt tejet të rëndësishëm të së kaluarës së Kosovës, të avokoj për kauzën e fateve dhe vuajtjeve individuale të grave të torturuara gjatë luftës, dhe përfundimisht të kontribuoj direkt në trashëgiminë audio-vizuele kosovare.

Bazuar në librin e kujtesës “Unë dua të dëgjohem”, Integra me partnerë ka realizuar 10 audio drama me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky aktivitet, i dizajnuar për një audiencë të gjerë, për më shumë se dy muaj rresht do të transmetoj 10 audio drama në Radio Kosova 1. Kjo seri e audio dramave do të nis me datë 16.03.2020, për të vazhduar deri më 19.05.2020.

 

Rrëfimet që do të prezentohen në format të audio dramave janë:

-       Episodi i parë: “Dhunimi i gjithë lagjes” – premiera më 16.03.2020, ora 17:00, repriza më 17.03.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

-       Episodi i dytë: “Dy herë më ka ndodh” – premiera më 23.03.2020, ora 17:00, repriza më 24.03.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

-       Episodi i tretë: “Rrëfimi i ndarjes nga kolona” – premiera më 30.03.2020, ora 17:00, më repriza 31.03.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

-       Episodi i katërt: “Skllavja e seksit” – premiera më 06.04.2020, ora 17:00, repriza më 07.04.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

-       Episodi i pestë: “Kthimi i gabuar nga Zvicra” – premiera më 13.04.2020, ora 17:00, repriza më 14.04.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

-       Episodi i gjashtë: “Kurrë ditë s’kam pa” – premiera më 20.04.2020, ora 17:00, repriza më 21.04.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

-       Episodi i shtatë: “Lufta i prishi krejt” – premiera më 27.04.2020, ora 17:00, repriza më 28.04.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

-       Episodi i tetë: “Nuk më mori në Gjermani” – premiera më 04.05.2020, ora 17:00, repriza më 05.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

-       Episodi i nëntë: “Nuk desha me hy te ai lokali” – premiera më 11.05.2020, ora 17:00, repriza më 12.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

-       Episodi i dhjetë: “Unë, motra, kunata, çikat e tezës, hallës...” – premiera më 18.05.2020, ora 17:00, repriza më 19.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

 

Ekipi kreativ i angazhuar në këtë projekt përbëhet nga:

Aktoret: Edona Reshitaj, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Xhejlane Tërbunja

Dramaturg: Visar Krusha

Kompozitor: Memli Kelmendi

Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

 

Pas transmetimit në radio, këto prodhime do të jenë në dispozicion të përhershëm për ndëgjuesit online nëpërmes ngarkimit të tyre në platformën www.kosovomemory.org

Cikli i audio dramave “Unë Dua Të Dëgjohem” është realizuar nga Integra, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, forumZFD dhe Radio Kosova në bashkëpunim me CDF, Ambasadën Suedeze në Kosovë, Rockefeller Brothers Fund dhe BMZ.