image

Aktivitetet sportive në Kamenicë

Kategori: Lajme
Organizatat: IOM
Etiketat:

Projekti i IOM-it në Kosovë për Kthim dhe Riintegrim në Fazën V (KRK V) ka realizuar me sukses aktivitete të ndryshme sportive në Sallën e Sporteve në Kamenicë, më 29 nëntor 2019, duke filluar nga ora 9:30 në mëngjes deri në 1:30 pasdite. Më shumë se pesëdhjetë fëmijë nga komunitetet serbe dhe shqiptare që vijojnë mësimet në gjimnazin e Kamenicës ishin pjesë e kësaj ngjarjeje. Ideja për këtë lloj aktiviteti erdhi nga Grupi i Komunitetit Fokus, i themeluar në të gjitha 12 komunat që janë pjesë e projektit KRK V, ku bashkëpunimi ndëretnik në komunën e tyre shihet si prioritet. Sot fëmijët, mësuesit e tyre, nënkryetari i komunës dhe drejtori i shkollës (Gjimnazit) patën mundësinë të shijojnë sporte dhe të argëtohen në një atmosferë miqësore. Fëmijët u shoqëruan mes vete, qeshën, kërcyen dhe kënduan së bashku, si dhe ushtruan aftësitë e tyre fizike dhe mendore përmes lojërave të ndryshme si shah, shigjetari, basketboll, karaoke, futboll, volejboll, kuize angleze e shumë lojëra të tjera. Për fëmijët gjithashtu ishte siguruar drekë, si dhe pije freskuese.