image

Të rinjtë mund ta ndërtojnë të ardhmen në mirëbesim

Kategori: Lajme
Organizatat: Radio KFOR , NGO LINK
Etiketat:

Platforma për Ndërtimin e Besimit në Kosovë’ (Kosovo Trustbuilding Champion) është vazhdim i diskutimit për veprimet që duhet të ndërmerren për të ndërtuar një shoqëri më paqësore dhe më gjithëpërfshirëse si dhe për të promovuar një iniciativë të tillë në nivel lokal dhe në shoqëri civile. Qëllimi i kësaj Platforme është që institucionet të shfrytëzojnë fuqinë e komuniteteve dhe të marrin vendime, bazuara në adresimin e sfidave më të mëdha shoqërore.

Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së, Iniciativa Lokale LINK, Marko Rakic, shprehu mirënjohjen e tij për faktin që është pjesë e një grupi të njerëzve të përzgjedhur, puna e të cilëve shton përpjekjet për procesin e pajtimit. Me shkollim ai është avokat, ndërsa me profesion, aktivist i shoqërisë civile dhe njihet si adhurues i teknologjisë dhe zgjidhjeve inovative. Z. Marko beson se të rinjtë e njohin ndershmërinë, pavarësisht kombësisë, religjionit apo dallimeve tjera: “Ndershmëria është një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e pajtimit dhe përveç faktit që njerëzit e dinë që je i ndershëm, mendoj që është shumë e rëndësishme edhe ta ndjenjë dhe ta shfaqin një gjë të tillë përmes punës së tyre. Unë nuk e shoh sfiduese punën me njerëz nga komunitete tjera. Ajo çka shoh unë, është diçka që quhet potencial”.

Ndërsa, Znj. Mirlinda Rushiti, e cila momentalisht punon në Mitrovicën Veriore e punësuar si ‘QA Tester’ në një kompani amerikane, tha: “Ne duam ta ndërtojmë një të ardhme në mirëbesim, ashtu siç ka qenë edhe platforma e ‘Kosovo Trust Building’ dhe kjo mund të arrihet sidomos nga gjeneratat e reja, duke i larguar paragjykimet, duke bashkëpunuar me njëri – tjetrin dhe duke i vendosur vetës përpara kauza, të cilat janë të mira dhe të cilat iu shërbejnë të dy komuniteteve. ”

‘Platforma për Ndërtimin e Besimit në Kosovë’ është lansuar nga ‘New Social Initiative’ dhe mbështetet nga Misioni i UNMIK-ut në Kosovë.

Lexoni më shumë