image

PSSP Zahir Tanin u bën thirrje udhëheqësve të dëshmojnë unitet në luftimin e virusit COVID-19

Kategori: Lajme
Organizatat: UNMIK
Etiketat:

Prishtinë - Dje, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje të gjitha kombeve që të pushojnë konfliktin dhe të bashkojnë forcat për të luftuar një armik të përbashkët, virusin COVID-19, i cili kalon të gjithë kufijtë dhe prek të gjithë, kudo që arrin. Në të njëjtën frymë, i bëjë thirrje të gjithë liderëve urgjentisht, që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të punuar së bashku dhe me një qëllim të përbashkët për të luftuar kundër përhapjes së këtij virusi, i cili tashmë ka marrë shumë jetë, tek fqinjët e afërt. Po ashtu, u bëj thirrje udhëheqësve të bëjnë çmos për të mbrojtur punën koherente dhe të fokusuar të institucioneve publike, të lirë nga politika, në mënyrë që fuqia e plotë e përpjekjeve të tyre, të zbatohet për të luftuar këtë kërcënim.