image

Shpërthimi i pandemisë COVID-19

Kategori: Lajme
Organizatat: UNFPA , UN Women
Etiketat:

· Barra të rënduara të punës së kujdesit të papaguar mbi gratë dhe vajzat: Përderisa sistemet e kujdesit shëndetësor janë të tendosura nga përpjekjet për të frenuar shpërthimin, përgjegjësitë e kujdesit shpesh "shkarkohen" mbi gratë dhe vajzat, të cilat zakonisht mbajnë përgjegjësinë për t'u kujdesur për anëtarët e sëmurë të familjes dhe të moshuarit. Në veçanti, pasi të gjitha shkollat janë mbyllur, dhe banorëve u kërkohet të izolohen, kjo ndjekur edhe nga një shtyrje e të gjitha aktiviteteve. Mbyllja e shkollave përkeqëson edhe më tej ngarkesën e punës së kujdesit të papaguar për gratë dhe vajzat, të cilava u bie barra për punën shtesë të kujdesit për fëmijët.
· Përmbushja e nevojave të punonjëseve të kujdesit shëndetësor: Gratë përbëjnë pjesën më të madhe të punëtorëve në sektorin e shëndetit dhe atë social dhe janë në vijën e frontit të reagimit. Punonjëset e kujdesit shëndetësor globalisht kanë bërë thirrje për t'u kushtuar vëmendje nevojave të tyre specifike përtej pajisjeve mbrojtëse personale, përfshirë edhe plotësimin e nevojave të higjienës menstruale. Mbështetje psikosociale duhet t'u ofrohet edhe atyre të vijës së frontit. Shumica e kujdestarëve, në shtëpi dhe në komunitetet tona, janë gjithashtu gra.
· Rritja e DhBGj dhe rreziqeve të mbrojtjes: Është vërtetuar se DhBGj dhe DhF mund të rriten gjatë krizave, pasi vetë-izolimi dhe karantina janë zbatuar për të frenuar virusin. Trendet në Kinë kanë treguar që DhF u rrit trefish në një muaj. Trendet e tilla tani janë të dukshme në Sh.B.A. pasi masat e izolimit janë zbatuar.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në javën e parë të masave të izolimit ka pasur një rritje të vogël në raportimin e rasteve të DhF. PK pret që ky trend të rritet, dhe raportimi të rritet. Duhet të bëhen përpjekje shtesë për ta bërë numrin e linjës telefonike të Mbrojtësve të Viktimave më të dukshëm për publikun.
· Përvojat kanë demonstruar se aty ku gratë janë kryesisht përgjegjëse për sigurimin dhe gatimin e ushqimit për familjen, rritja e pasigurisë së ushqimit si rezultat i krizave mund t’i vendosë ato në rrezik të ngritur, për shembull, nga partneri intim dhe forma të tjera të dhunës në familje për shkak të tensioneve të ngritura në familje. Për më tepër, kujdesi për të shpëtuar jetën dhe mbështetja për të mbijetuarit e DhBGj (p.sh. menaxhimi klinik i përdhunimit dhe shëndetit mendor dhe mbështetja psiko-sociale) mund të pengohet në qendrat e krizave në spitalet e nivelit terciar kur ofruesit e shërbimeve shëndetësore janë të mbingarkuar dhe preokupuar me trajtimin e rasteve të COVID-19.
· Gjatë emergjencave të shëndetit publik, burimet njerëzore dhe financiare shpesh zhvendosen nga programe të ndryshme shëndetësore për t'iu përgjigjur shpërthimit të sëmundjes infektive. Shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues po ndikohen nga pandemia dhe duhet të prioritizohen.
· Niveli i Lartë i Vdekshmërisë Maternale (MMR) në një vend është një tregues i fortë i një sistemi të dobët shëndetësor. Pandemia e COVID-19 do të tendosë më tej sistemin shëndetësor dhe pritet të ndikojë rëndë në sistemet shëndetësore të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme - me ndikime më të këqija në vendet që përjetojnë brishtësi dhe kriza humanitare. Gatishmëria dhe mbështetja për reagim ndaj vendeve me nivele të larta të vdekshmërisë maternale do të jenë kritike në vendet me të ardhura të ulëta - dhe në xhepat e popullsive me nivele të larta të vdekshmërisë maternale në vendet me të ardhura të mesme. Masat e tilla duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë sigurimit të vazhdimit të shërbimeve themelore, siç janë shëndeti i nënave dhe të të porsalindurve, furnizimet dhe shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues.
· Furnizimet dhe komoditetet moderne të kontraceptivëve, duke përfshirë artikujt e shëndetit menstrual dhe higjienës, janë thelbësore për shëndetin e adoleshentëve dhe grave, fuqizimin, dhe ushtrimin e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të drejtave, pasi këto grupe mund të ndikohen në mënyrë disproporcionale nga pandemia.
· Zinxhirët e furnizimit po ndikohen nga pandemia. Mbyllja e kufijve dhe kufizimet në fluksin e ofrimit të prodhuesve ndikojnë negativisht në disponueshmërinë e importit dhe ofrimit brenda vendit dhe shpërndarjen e kontraceptivëve, ilaçeve thelbësore të shëndetit maternal dhe ilaçeve të tjera thelbësorë, përfshirë barnat antiretrovirale (ARV). Kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme për jetën dhe fitime negative të fundit për të siguruar qasje universale në shëndetin seksual dhe riprodhues (SRH), gjë që përfshin mundësinë e qasjes në kontracepsion modern, shëndet të nënave dhe të të porsalindurve dhe ARV-ve për virusin HIV.
· Faktorët kulturorë mund të përjashtojnë gratë nga hapësirat e vendimmarrjes dhe të kufizojnë qasjen e tyre në informacione mbi shpërthimet dhe disponueshmërinë e shërbimeve.
· Ndikimet në fuqizimin ekonomik të grave: krizat përbëjnë një kërcënim serioz për angazhimin e grave në aktivitete ekonomike, veçanërisht në sektorët joformalë, dhe mund të rrisin boshllëqet gjinore në mjetet e jetesës.

Lexo më shumë