Kategori: Lajme Organizatat: Magazine 4 U , WHO
Një chatbot interaktiv në Rakuten Viber synon që të sjell informacion të saktë rreth COVID-19 për njerëzit në gjuhë të ndryshme.
Partneriteti me Rakuten Viber i jep OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) potencialin për të kontaktuar me mbi 1 miliard njerëz në gjuhën e tyre amtare drejtpërdrejt përmes telefonave të tyre mobil.
“Synimi i OBSH-së është që të arrijë te sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, me informacion të besueshëm për shëndetin, përmes teknologjisë inovative digjitale. Informacioni është i fuqishëm dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve gjatë kësaj pandemie,” tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Pasi që të bëhn pjesë e chatbot-it të OBSH-së në shërbimin Viber, përdoruesit do të pranojnë lajmërime me informacionin më të fundit drejtpërdrejt nga OBSH-ja. Përdoruesit gjithashtu do të mund të mësojnë se si të mbrohen dhe që të testojnë njohuritë e tyre për koronavirusin përmes një kuizi, i cili ndihmon për të thyer mitet. Një qëllim tjetër i këtij partneriteti është që të luftohet keqinformimi.
Viber e ka krijuar edhe një pako të posaçme të stikerave për nder të Ditën Botërore të Shëndetit të OBSH-së, përmes së cilave nderohen infermieret, mamitë dhe punëtorët e tjerë shëndetësor për punën që janë duke e bërë dhe për sakrificat e tyre në luftën kundër kësaj pandemie.
Chatbot-i është falas dhe u lansua më 31 mars në gjuhën angleze, ruse dhe arabe dhe në ndërkohë pritet që të shtohen edhe 20 gjuhë të tjera.