Kategori: Lajme Organizatat: Mitrovica Innovation Center , NGO LINK , UNMIK
Local Initiative LINK ka dhuruar më shumë se 100 maska mbrojtëse për mjekët dhe stafin mjekësor në Mitrovicën e Veriut, Mitrovicën e Jugut, Zveçan dhe Zubin Potok gjatë javës së kaluar.
Ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm gjatë javëve të ardhshme derisa të plotësojmë nevojat e të gjitha institucioneve dhe individëve me të cilët ne punojmë së bashku për të luftuar COVID-19.
Në emër të Mitrovica Innovation Center, falënderim i veçantë shkon për UNMIK për furnizimin me pajisjet dhe materialet e nevojshme, si dhe vullnetarët dhe punonjësit tanë që punojnë me vetëmohim për të prodhuar më shumë pjesë çdo ditë.