Udhëzimet për COVID-19

Kategori: Lajme
Organizatat: UNMIK
Etiketat:

COVID-19 është test për shoqëritë, për qeveritë, për komunitetet dhe për individët. Është koha për solidaritet dhe bashkëpunim për ta ndalur virusin dhe për të zvogëluar efektet, shpesh të paparashikuara, të masave të caktuara për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Respektimi i të drejtave të njeriut në mbarë spektrin, duke përfshirë të drejtat ekonomike dhe sociale, të drejtat civile dhe politike, do të jetë fundamental në suksesin e reagimit për shëndetin publik.

QASJA NË KUJDESIN SHËNDETËSOR

  • Strategjitë shëndetësore duhet të trajtojnë jo vetëm dimensionet mjekësore të pandemisë, por edhe të drejtat e njeriut dhe pasojat specifike gjinore të masave të ndërmarra si pjesë e reagimit shëndetësor.
  • Trajtimi duhet të jetë në dispozicion për të gjithë pa diskriminim, duke përfshirë ata më të rrezikuar dhe të margjinalizuar. Kjo nënkupton sigurimin që askujt të mos i mohohet trajtimi me kohë dhe adekuat për shkak se nuk i kanë mjetet për të paguar për këtë, duke u bazuar në moshën, ose për shkak se stigma i parandalon ata nga marrja e trajtimit.
MASAT EMERGJENTE
  • Qeveritë duhet të marrin vendime të vështira për t’ju përgjigjur COVID-19. E drejta ndërkombëtare lejon masa emergjente si reagim ndaj kërcënimeve të mëdha, por masat që kufizojnë të drejtat e njeriut duhet të jenë në proporcion me rrezikun e vlerësuar, të jenë të nevojshme dhe të zbatueshme në mënyrë jodiskriminuese. Kjo do të thotë se ato duhet të kenë një fokus dhe kohëzgjatje specifike, duke përdor qasjen sa më pak të bezdisshme të mundshme për mbrojtjen e shëndetit publik.
  • Kur shpallen gjendjet emergjente, shtetet që janë palë të Konventës ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre ligjore për të bërë njoftime formale përmes Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së. Traktatet rajonale për të drejtat e njeriut përfshijnë obligime të ngjashme.
  • Sa i përket COVID-19, kompetencat për situata emergjente duhet të përdoren vetëm për objektiva legjitime të shëndetit publik, dhe jo të përdoren si bazë për shpërfilljen e mospajtimeve dhe heshtjen e punës së mbrojtësve të të drejtave të njeriut apo të gazetarëve, apo të ndërmarrin hapa të tjerë që nuk janë strikt të nevojashëm në trajtimin e gjendjes shëndetësore. Disa të drejta nuk mund të kufizohen madje as gjatë një gjendje emergjente (të drejta të pacenueshme), duke përfshirë edhe parimin e mosdëbimit, ndalimin e largimit kolektiv, ndalimin e torturës dhe keqtrajtimit, të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjen dhe religjionin dhe të tjera.
  • Qeveritë duhet të informojnë popullatën e prekur se cilat janë masat emergjente, ku zbatohen ato dhe sa kohë synojnë të mbesin në fuqi, dhe këtë informacion duhet ta përditësojnë rregullisht dhe ai të jetë në dispozicion për të gjithë.
  • Sa më shpejt që të jetë e mundshme, për qeveritë do të jetë e rëndësishme të sigurojnë kthimin e jetës në Përkthyer në shqip nga UNMIK-u normalitet, dhe jo të përdorin pushtetin emergjent që pafundësisht të rregullojnë jetën e përditshme, duke pranuar se reagimi duhet të përshtatet me nevojat e fazave të ndryshme të kësaj krize.
Lexoni më shumë