Mitrovica Innovation Centre vazhdon të dhurojë vizore!

Kategori: Lajme
Organizatat: Mitrovica Innovation Center , NGO LINK , UNMIK
Etiketat:

Gjatë dy muajve që lamë pas ne kemi punuar dhe dhuruar mbi 400 maska mbrojtëse për mjekët dhe institucionet e kujdesit shëndetësor në Mitrovicën Veriore dhe Jugore, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Gjilan, Vushtri, Therandë, Kamenicë dhe Gushtericë të Poshtme.
Ne besojmë se iniciativa jonë ka kontribuar shumë në luftën kundër virusit COVID-19. Ne gjithashtu jemi të gatshëm të vazhdojmë me këtë iniciativë nëse është e nevojshme.

Mitrovica Innovation Center është veçanërisht mirënjohëse ndaj UNMIK - United Nations Mission in Kosovo të cilët na pajisën me mjetet dhe materialet e nevojshme, si dhe ndaj vullnetarëve dhe punonjësve tanë.

Lexo më shumë