image

Kosova angazhohet të zbatojë reformat

Kategori: Lajme
Organizatat: European Union Kosovo , EUSR , EU
Etiketat:

Programi i Reformës Ekonomike (ERP) 2020-2022 u diskutua nga përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe përfaqësues të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në takimi i tyre vjetor i dialogut për politikën ekonomike në Bruksel të Martën.

Ngjarja kryesore e takimit ishin sfidat e jashtëzakonshme në aspektin shëndetësor publik, ekonomik dhe shoqëror në Ballkanin Perëndimor, Turqi dhe shtetet anëtare të BE-së të krijuara me shpërthimin e pandemisë Covid-19. Palët ranë dakord që dialogu i politikës ekonomike të këtij viti do të përqendrohet në masat që sigurojnë një përgjigje të menjëhershme të politikës fiskale, ekonomike dhe sociale për të lehtësuar ndikimin e pandemisë, si dhe kalimin në masa më strukturore për të nxitur shërimin afatmesëm. Sa i përket situatës ekonomike të Kosovës në vitin 2019, rritja ekonomike mbeti relativisht e fuqishme gjatë vitit 2019, e udhëhequr nga konsumi dhe investimet private. Në të njëjtën kohë, pengesat kryesore strukturore ndaj rritjes dhe konkurrencës mbeten një sfidë.

Takimi i këtij viti shqyrtoi Programin e Reformës Ekonomike të Kosovës, duke u përqëndruar në reforma strukturore efektive dhe të mirë-koordinuara që do të kontribuojnë në zbutjen e ndikimit të pandemisë dhe përshpejtimin e rimëkëmbjes së ekonomisë pas krizës. Në veçanti për sfidat e paraqitura nga Covid-19, Kosova duhet të forcojë sektorin e shëndetit publik, të ruajë punësimin dhe të përmirësojë mbrojtjen sociale, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe të sigurojë mbështetje për sektorin privat.