image

120 karrige me rrota me çanta shkollore u vendosën në sheshin në Prishtinë

Kategori: Lajme
Organizatat: UNICEF
Etiketat:

120 karroca me çanta shkolle u vendosën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Gjersa gradualisht po i kthehemi normalitetit pas gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, zyra e UNICEF-it në Kosovë bën thirrje për vëmendje më të madhe për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të mos lihen në karantinë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Instalacioni i cili do të zgjasë nga data 17 deri më 25 maj 2020, është thirrje që u bëhet vendimmarrësve, shoqërisë civile, mediave dhe sektorit privat për përfshirje më të madhe të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara.

Së bashku me partnerët si HANDIKOS dhe të tjerët do të avancojmë agjendën e fëmijëve.

Murat Sahin, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë thekson se "sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, të gjithë fëmijët, pa dallim, kanë të drejta të barabarta. Na përket neve që t'i ndihmojmë ata që ta arrijnë potencialin e tyre të plotë. Është detyrimi ynë moral, ligjor dhe njerëzor”.

Lexo më shumë