Kategori: Lajme Organizatat: Institucioni i Avokatit të Popullit , EU
Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari dhe kryesuesi i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Frank Power realizuan një takim virtual ku diskutuan çështjet e interesit të përbashkët.
Z. Power falënderoi z. Jashari dhe Institucionin e Avokatit të Popullit për bashkëpunimin konstruktiv të treguar deri më tani me zyrën e Këshillit të Evropës. Gjithashtu, diskutuan për çështjet e të drejtave të njeriut, rolin e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut dhe rëndësinë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.