image

Të menduarit kreativ për çështjet e të drejtave të njeriut gjatë pandemisë COVID-19

Kategori: Lajme
Organizatat: NGO Synergy , UNMIK
Etiketat:

Megjithë kufizimet e vendosura si rezultat i pandemisë globale, të rinjtë nga Mitrovica po përjetojnë disa liri të reja, me trajnime në internet, duke i ndihmuar ata të mendojnë në mënyrë kreative. Një sërë trajnimesh për të drejtat e njeriut të organizuara nga OJQ-ja Sinergjia nga Mitrovica e veriut, fillimisht të caktuara të mbahen me praninë e personave, janë mbajtur në internet si reagim ndaj masave të izolimit. Trajnimet në internet tani janë përqendruar në të drejtat e njeriut dhe sfidat e ndërlidhura në kontekstin e pandemisë Covid-19. Deri më tani janë mbajtur gjithsej 18 punëtori, përfshirë katër prej tyre që nga izolimi, duke përfshirë segmente të ndryshme që lidhen me barazinë gjinore dhe mosdhunën, dhe përqendrohen në diskutime rreth të drejtave të njeriut në situatën aktuale, përfshirë të drejtën në shëndetësi dhe lirinë e lëvizjes. Mësimet në internet përfshijnë shfaqjen e një videoje të shkurtër, diskutimin e studimeve të rasteve dhe një lojë me role. Punëtoritë vlerësojnë gjithashtu implikimet e COVID-19 në të drejtat e njeriut dhe nevojën për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në situatën aktuale. Lexo më shumë