Kategori: Raportet Organizatat: USAID , UNDP
Përmbledhja e Pulsit Publik XVIII është raporti me i fundit në serinë e botimeve të ngjashme të
botuara në kuadër të projektit Pulsi Publik III. Përmbledhja ofron një pasqyrë të një numri
treguesish të matur përmes anketave të Pulsit Publik që hulumtojnëperceptimet e qytetarëve në
lidhje me proceset demokratike, kushtet socio-ekonomike dhe sigurinë në Kosovë1
. Të dhënat dhe
treguesit nga anketa zbërthehen sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë në mënyrë që të sigurohen
informata të detajuara mbi dallimet në perceptime dhe problemet zhvillimore me të cilat përballen
grupet e ndryshme etnike dhe grupet e tjera. Në vijim e gjeni përmbledhjen e disa prej gjetjeve
kyçe nga anketa e Pulsit Publik XVIII e realizuar në periudhën prill 2020.
Lexoni raportin