image

Ambasadori Jan Braathu u takua me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Pushtetit Lokal

Kategori: Lajme
Organizatat: OSCE , Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal
Etiketat:

Ambasadori Jan Braathu u takua dje me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Pushtetit Lokal Goran Rakić, për të uruar Z. Rakić për pozicionin e tij të ri.
Të dy diskutuan për bashkëpunimin midis OSBE-së dhe MLG-së, dhe Ambasadori Braathu ofroi përkrahjen e vazhdueshme të Misionit në Ministri dhe të gjithë 38 bashkive me të cilët Misioni punon çdo ditë.

OSBE-ja është një partner i gjatë i MLG. Kuadri kryesor për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë dhe Misionit të OSBE-së është Strategjia e Kosovës për Vetëqeverisjen Lokale 2016-2026.

Përgjatë viteve, puna e OSBE-së ka mbështetur përpjekjen për forcimin dhe konsolidimin e mekanizmave shtesë lokalë (p.sh. këshillat e fshatit, komitetet jo-detyruese dhe komitetet konsultative me interes specifik dhe / ose iniciativë) dhe përfshirjen e publikut në proceset e vendimmarrjes në nivelin lokal (takime publike, diskutime publike, dëgjime publike për buxhetin, etj.).