image

Ndërtimi i një të ardhme më të mirë së bashku

Kategori: Lajme
Organizatat: Radio KFOR , United Youth Task Force
Etiketat:

Organizata jo-qeveritare ‘United Youth Task Force’ në vazhdimësi, për shumë vite, ka krijuar hapësira dhe mundësi për të rinjtë e Kosovës nga të gjitha komunitetet, duke u ofruar bashkëpunim. Këto projekte përveç që kanë trajnuar të rinj të shumtë, kanë krijuar hapësirë për miqësi të të rinjve nga komunitet të ndryshme.

Radio KFOR-I zhvilloi një intervistë me bashkëthemeluesen e organizatës ‘United Youth Task Force’, Fatlinda Daku e cila tha se këto projekte kanë ndihmuar në forcimin e lidhjeve ndëretnike:

Një prej projekteve më të suksesshme të organizatës sonë është projekti ‘Braking borders through art’, një aktivitet që është mbajtur në shtatë qytete të Kosovës. Ky aktivitet ka pasur për qëllim të bëjë bashkë artiste të rinj nga Kosova, pa marr parasysh nga cili komunitet janë, dhe të pikturojnë bashkë për një ditë në një pjesë të qytetit. Ky projekt ka qenë një mundësi e mirë për t’u takuar bashkë dhe përmes artit të komunikojnë dhe të krijojnë shoqëri mes vete dhe kjo jep një pasqyrë shumë të mirë të bashkëpunimit ndëretnik”.

Për organizatën në fjalë dhe projektet e tyre ka folur edhe Andjela Mirkovic, e cila është pjesë e kësaj organizate që disa vite, dhe tregoi se këto projekte po ndihmojnë për të sfiduar stereotipe të ndryshme në shoqëri:

“Trajnimet multietnike janë shumë të nevojshme dhe është e rëndësishme të kemi sa më shumë, sepse këto trajnime janë një mundësi për të rinjtë të informohen për tema dhe çështje që janë me rëndësi për të ardhmen e tyre. Po ashtu, këto projekte ndihmojnë për t’u njoftuar  me njëri-tjetrin dhe për të thyer paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në Kosovë”.

Shumë projekte multientike nga organizata jo-qeveritare në Kosovë, janë bërë urëlidhëse për krijimin e një shoqërie multietnike dhe bashkëpunuese për të rinjtë nga komunitete të ndryshme në vend.

Lexo më shumë