image

Deklarata e PSSP-së Tanin

Kategori: Lajme
Organizatat: UNMIK
Etiketat:

Me rastin e Ditës ndërkombëtare mbi viktimat e zhdukjeve të detyrueshme, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ripohon zotimin e UNMIK-ut në vazhdimin e përkrahjes së procesit të ndiçimit të fatit të personave të cilët ende janë të zhdukur në Kosovë, si dhe familjet e tyre.

Në këtë proces, PSSP Tanin thekson se e drejta e familjeve të personave të zhdukur që të dijnë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre është e drejtë fundamentale e njeriut, realizimi i së cilës është element krucial i ndërtimit të besimit dhe pajtimit në mes të komuniteteve në Kosovë. Në këtë drejtim, ai mirëpret diskutimet e vazhdueshme mbi çështjen e personave të zhdukur në kontekstin e dialogut të mbështetur nga BE-ja. PSSP Tanin po ashtu lëvdon punën e të gjitha palëve të përfshira në kërkimin e personave të zhdukur në Kosovë, përfshirë edhe atë të Grupit punues mbi personat e raportuar të zhdukur lidhur me ngjarjet në Kosovë, që kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Ai gjithashtu ju bën thirrje të gjithë akterëve të shtojnë përpjekjet e tyre për të qartësuar se çka ndodhi me 1,643 persona të cilët ende raportohen të zhdukur.

“UNMIK-u vazhdon të jetë tërësisht i përkushtuar në mbështetjen e të gjitha përpjekjeve për arritjen e një progresi të rëndësishëm në kërkimin e personave të zhdukur, që familjeve do t’ju mundësonte të përmbyllin çështjen e fatit të të dashurve të tyre,” tha PSSP-ja.

Lexo më shumë