image

Të bashkuar në idetë muzikore të Zenith-it

Kategori: Blogu
Organizatat: Alternativna , Mitrovica Rock School , UNMIK
Etiketat:

Erjona, Marko, Emin, Engjell, Mihajlo dhe Emir përbëjnë grupin “Zenith”. Në fund të muajit nëntor ata festojnë përvjetorin e ekzistimit të tyre, në pritje që video për këngën e tyre të fundit “Goodbye” ta shoh dritën e diellit. Të gjithë kanë mënyra të ndryshme të luajtjes me instrumente, por është e qartë se nuk mungon harmonia. Së bashku ata gjejnë dhe shkëmbejnë ide. Përveç ideve, ata janë të lidhur edhe me muzikë dhe kjo është vetëm një shenjë tjetër e komunikimit të mirë. Ne biseduam me dy anëtarët e grupit Zenith, kitaristin Marko Čemerikić dhe vokalin Erjona Sylejmanin.

Ata kanë hyrë në botën e muzikës pothuajse në të njëjtën periudhë, si nëntëvjeçar. Erjona zbuloi talentin e saj për muzikë me, siç thotë ajo, ndihmën e mësuesit të kulturës së muzikës, dhe tri vite më vonë filloi të merrej më seriozisht me të.

Kolegu i saj nga grupi filloi të luante me violinë si një djalë nëntë vjeçar. Pas violinës, ai provoi dorën e tij në piano, ku më pas u përcaktua për kitarën të cilën e luan tanimë dy vite.

“Më duhet të them se është një ndjenjë e mrekullueshme dhe jam vërtet i kënaqur që luaj kitarën dhe merrem me muzikë në këtë periudhë të jetës sime”, shprehet nëntëmbëdhjetëvjeçari Marko.

Raporti që kanë këta dy të rinj me muzikën është i ngjashëm.

“Lumturi. Muzika më ka sjellë shumë lumturi dhe ma ka ndryshuar tërë jetën. Muzika më ndihmon jo vetëm duke kënduar, por edhe duke e dëgjuar”, përgjigjet pesëmbëdhjetëvjeçarja Erjona në pyetjen cili është mendimi i saj parë që i shkon në mendje kur shqiptohet fjala 'muzikë’?

Nga ana tjetër, Marko thotë:

“Muzika është për mua forma më e çiltër e artit, natyrisht mund të ketë disa vepra muzikore vërtetë të çuditshme dhe jo aq të mira, por prapëseprapë shumë prej tyre janë muzikë e pastër dhe e pa censuruar.

“Muzika është një pjesë e madhe e jetës time, më pëlqen ta dëgjoj, më pëlqen të dëgjoj se si njerëzit prezantohen përmes saj dhe si e shohin botën përreth vetes. Kjo është për mua muzika, mund të ngritni zërin për gjithçka që ju bën të lumtur ose ju shqetëson, ose çfarëdo tjetër”.

Vullneti, koha dhe puna e devotshme e formojnë një muzikant të mirë, besojnë Marko dhe Erjona.

“Kam mësuar se për të bërë ndonjë gjë të mirë - duhet të jesh i përkushtuar, i durueshëm dhe i gatshëm ta bësh edhe më mirë”, thotë Marko.

“Të këndosh saktë, të njohësh ngjyrën e vërtetë të zërit tënd, të dish se çfarë mund të këndosh dhe çfarë jo, është shumë e rëndësishme për mua. Dhe sigurisht që punoni shumë dhe doni atë që bëni”, shton Erjona.

Këta muzikantë të rinj janë të përkushtuar dhe e duan atë që bëjnë, ashtu si kolegët e tyre.

Dhe si do t’i përshkruani kolegët tuaj dhe grupin ku ata janë pjesë përbërëse?

“Në mënyrë të pabesueshme. Ne argëtohemi shumë mirë dhe punojmë mirë. Ne jemi të bashkuar përderisa i gjejmë shpejt idetë dhe punojmë në ato shumë dhe ato rezultojnë të mira”, tregon Erjona.

Kolegu i saj shton:

“Është kënaqësi të luash dhe të bësh muzikë me ata. Të gjithë kemi baza të ndryshme muzikore dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të bërë muzikë të mirë. Zenith është një grup vërtet i mirë për mua - një grup i ri, nuk ka asgjë për të humbur, thjesht për të fituar. Të gjithë kemi mënyra të ndryshme të të lozurit apo të shprehurit, dhe kjo është një shenjë e komunikimit të mirë dhe grupit në përgjithësi”.

Shenjë e komunikimit të mirë është besimi i ndërsjellë.

Çfarë është besimi për këta dy muzikantë?

“Jam i lumtur që kam njerëz të cilëve mund t'iu besoj, por gjithashtu kam pasur edhe ata që e përdorën atë besim, kështu që ... Është thikë me dy tehe”, thotë Marko.

“Besimi është një gjë e rëndësishme për mua, por është e vështirë për mua ta fitoj atë. Është mirë të kesh njerëz besnikë rreth teje, me të cilët mund t’i ndash lirshëm idetë dhe ëndrrat e tua”, tregon Erjona.

Këta të rinj kanë dalë nga zona e rehatisë duke i tejkaluar ndryshimet, kryesisht ato individuale në temperament dhe personalitet – me hapa muzikorë.

Bendi Zenith është pjesë e Shkollës të Rokut në Mitrovicë (Mitrovica Rock School), e cila ekziston tanimë afro 10 vite. Rreth 1.100 të rinj kanë kaluar në këtë shkollë, janë formuar 44 grupe etnike të përziera, 19 prej të cilave shkruajnë ose i kanë shkruar këngët e tyre.

Qëndrueshmëria, padyshim që iu është bartur studentëve të tyre. Gjë që pasqyrohet në mesazhet e bashkëbiseduesve tonë.

“Punoni në ëndrrat tuaja, mos hiqni dorë nga ato. Mos lejoni askënd apo asgjë të ju pengojë. Mundohuni të mbani atë që dëshironi të bëni”, thotë Erjona në porosinë e saj për të rinjtë.

Ngjashëm shprehet edhe Marko:

“Mos hiqni dorë. Përpiquni të jeni më të mirë dhe të jetoni jetën tuaj sa më mirë që të mundeni”.

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.

Burimi i fotografisë: Shkolla e Rokut në Mitrovicë