Kategori: Lajme Organizatat: UNICEF
Le të hedhim një vështrim të shpejtë mbi arritjet e këtij viti!
- Zyra e UNICEF në Kosovë, së bashku me partnerët arriti të imunizojnë 7500 fëmijë; arriti deri te 20,000 familje në 27 komuna përmes programit “Vizitat në Shtëpi”, si dhe ka kryer vlerësimin e zinxhirit të ftohtë të vaksinave me mbështetjen e Ambasadës së Luksemburgut dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë;
- Ministria e Shëndetësisë mbështeti sigurimin e e 24.4 tonë PPE për të siguruar që infermierët të mbrohen përgjatë përballjes me virusin COVID-19;
- Platforma “Edukimi në Distancë” e krijuar dhe lansuar së bashku me Ministrinë e Arsimit, po arrin te më shumë se 2.7 milion vijues dhe 220K përdorues;
- 5000 fëmijë u pajisën me materiale didaktike falë mbështetjes së Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Ambasadës së Luksemburgut;
- Zyra e UNICEF në Kosovë u zgjodh si kandidat kryesor për të zbatuar Pasaportën e Mësimit; dixhitalizimi i progresit të bazuar në aftësi, e ku përfitojnë 300 adoleshentë dhe të rinj nga UPSHIFT i dixhitalizuar. Pasaporta e të Mësuarit do të përfshihet më tej në platformën për arsimin parauniversitar;
- Gjenerata e pakufizuar e Kosovës (Kosovo Generation Unlimited)nisi dhe siguroi 500 praktikantë në 53 subjekte, institucione publike dhe private të arritura vetëm në 3 muaj me mbështetjen e SIDA. 10,000 praktikantë pritet të punësohen në vitin 2021;
- 2 milion njerëz u arritën përgjatë fushatës për rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara;
- 3000 fëmijë me aftësi të kufizuara kane fituar mbështetje në shërbime psiko-sociale si përgjigje ndaj situates së krijuar me COVID-19;
- Përgjigja e shkëlqyeshme nga donatorët dhe sektorit privat siguroi 800 tableta për mësimin online, kjo falë Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Derisa 151 tabletë të tjerë u dhuruan nga Raiffeisen Bank në Kosovë; Lansuam të dhënat e anketës MICS, sondazhit më të madh të familjeve dhe për fëmijët, burrat dhe gratë në Kosovë, në partneritet me Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Derisa 350 pjesëmarrës ndoqën lansimin së bashku me 70,000 shikues në internet.
Lexo më shumë