image

Komunitetet nga Mitrovica e Jugut në proceset e planifikimit të zgjidhjeve

Kategori: Lajme
Organizatat: Inclusive Development Programme
Etiketat:



Gjatë këtyre ditëve, Ekipi Komunal i Planifikimit, së bashku me kompaninë konsulente të angazhuar në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të Mitrovicës Jugore, ka mbajtur takime me banorët e lagjeve në zonën urbane për të shpjeguar procesin e hartimit të PZHK-së dhe për të marrë komentet dhe sugjerimet e tyre. Në takimin e mbajtur për lagjet Ilirida dhe Fidanishte, ekipi i Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës (UN-Habitat dhe CBM) kanë prezantuar sugjerimet për zhvillim hapësinor dhe socio-ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të këtyre lagjeve, të dala nga Punëtoria për Dizajn dhe Zhvillim Urban me studentë. Ndër idetë e prezantuara ishin lidhja e lagjeve me lumin Ibër, ngritja e sigurisë në lagje, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, krijimi i rrjetit të hapësirave publike dhe të gjelbra, krijimi i kopshteve/bashqeve për komunitetin, krijimi i hapësirave gjithëpërfshirëse kulturore (biblioteka universitare dhe hapësirat ekspozuese), rivitalizimi i Tregut të Gjelbër (përmes sistemit të mbyllur apo zhvendosjes së tij pranë lumit), krijimi i Zonës së Inkubatorëve për Biznes, Teknologji e Multimedia (që do të shërbenin për bizneset e reja të të rinjëve), ndërtimi i konvikteve për studentë dhe ofrimi i shërbimeve të ndërlidhura, si dhe ngritja e densitetit të përgjithshëm të lagjeve (për të strehuar më shumë banorë afër qendrës dhe për të rritur punësimin). Ndonëse këto ide ishin konceptuale, ato u pritën mirë nga banorët dhe shërbyen si pikënisje për diskutim të nevojave të tjera tëtyre. Në vazhdim pritet që idetë të cilat janë fizibile për tu implementuar të përfshihen në PZHK-në për periudhën 2020-2028. Rikujtojmë se ideja e Planifikimit të Bazuar në Lagje/Komunitet është që të nxisë dialogun ndërmjet komuniteteve dhe qeverisjes lokale, si dhe të përfshijë komunitetet në proceset e planifikimit. Lexoni më shumë në: http://bit.ly/2NC55OD