image

Le të jemi të qetë me vetveten

Kategori: Blogu
Organizatat: Alternativna , UNMIK
Etiketat:

Hëna që merr frymë, diçka që hapet, dridhet, ashtu tingëllon përkthimi nga turqishtja i emrit Shenaj. Shenaj Belegu është në fakt një grua tridhjetëvjeçare, bartëse e kësaj hëne që hap horizonte të shpirtrave të njerëzve.

Njihet si përkthyese derisa është e punësuar si hulumtuese në Qendrën për të drejtë humanitare në Prishtinë, aty ku jeton me familjen e saj. Është e lindur në Mitrovicë. Deri në moshën dhjetëvjeçare ka jetuar në pjesën veriore, pas luftës – në jug, e pasi ka krijuar familje dhe ishte bërë nënë, e tash trevjeçares Hana, shkon në Prishtinë.

Jeta në relacione të ndryshme i mundësoi asaj që, siç shpjegon, të mësojë të gjitha gjuhët lokale, të njihet me njerëz të ndryshëm dhe dinamikën e jetës së tyre, dhe në këtë sheh avantazhet e profesionit që ka.

“Në shtëpi flas vetëm turqisht me mamanë, dhe serbisht kur nevojitet. Me anë të gjuhëve njoh edhe historinë pas, shpirtin e secilit njeri, çfarë dëshiroi të thoshte. Mund të lexoj ndërmjet rreshtave dhe të adaptohem ashtu që të jetë interesante për njerëzit tjerë, dhe jo vetëm thjesht të përkthej,” tha dhe shtoi që personalisht më së shumti i pëlqen të përkthejë poezi, Rumin në veçanti.

Përkthen nga gjuha fare, që në fakt është persishtja në anglisht, e pastaj në shqip, dhe kjo është gjëja që i kënaq shpirtin kur e bënë.

Butësia e natyrës së saj në fakt është pasqyrim i çiltërsisë dhe zjarrit me të cilin dëshiroj të lyej çdo ditë të sajën.

Përpos punës që bënë, Shenaj pëlqen të ndihmojë njerëzit dhe përgatitë ushqime ekskluzive me anë të recetave të saja. Shëndetshëm, gjelbër, përgatitur me shumë dashuri. Në profilin e saj në Instagram, ajo boton receta të ushqimeve që përgatit vet, dhe i ndanë me shoqërinë.

Rreth shijeve nuk debatohet zakonisht, por Shenaj ka një shije të qëllojë si mund të gëzojë të tjerët. Ka disa vite tani që ajo viziton, ndihmon, dhe përgatitë ushqime në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, dhe thekson që vetëm tashti ndjenë që bën atë që vërtetë dëshiron.

Çdo ditë në punën e saj si përkthyese, ajo përballet me tekste të ndryshme, por pranon që nuk dëshiron të përkthejë tekste politike, të cilat janë tepër ‘sterile’:

“Tekstet politike janë shumë teknike, dhe secili tekst që nuk përmban një porosi në vete, nuk është i rëndë, por është artificial”.

Në gramatikën letrare, drejtshkrimin, dhe kureshtjen e përgjithshme së të rinjve, Shenaj konsideron që duhet të jetë obligim i secilit, sikur diçka që ka nevojë dhe medoemos duhet të përvetësohet.

Në përgjegjësinë kur në pyetje është gjuha të gjithë duhet të mendojnë, e bashkëbiseduesja ynë thekson që gjuha mund të afrojë njerëzit nëse mësohet aty ku nevojitet, e ku fatkeqësisht nuk ekziston.

“Më vjen keq që pranë fakultetit Filologjik në Prishtinë nuk ka asnjë klasë të gjuhës serbe, derisa në Beograd ka drejtime për albanologji, e unë njoh studentë të jashtëzakonshëm që dinë shumë, lexojnë”, zbuloi Shenaj, dhe na rikujtoi që megjithatë ekzistojnë kurse, tashti virtuale, për të cilat janë të interesuara të gjitha komunitetet, dhe kjo mbjellë shpresë që njerëzit po vetëdijesohen rreth rëndësisë së njohjes së gjuhës në shoqëri shumëkulturore.

Që na mungojnë fjalë të bukura si Shenaj, nuk ka dyshim dhe është e rëndësishme të theksohet që secili duhet të drejtohet drejt asaj që ndjen në vetvete, e pastaj të dalë nga vetja.

“Nuk pajtohem me faktin që na duhet të përballemi me të kaluarën, kjo është një lloj interviste e re e cila është bërë trend i pasluftës. Na duhet të jemi në paqe me vetveten, pastaj me rrethinën tonë,” tha Shenaj dhe është e bindur që deri tek çfarëdo paqe mund të arrihet vetëm nëse bashkëndiejmë njëri me tjetrin.

"Të gjithë kemi të njëjtat probleme, të njëjtat pengesa, të njëjtën jetë, por jetojmë të ndarë, e na mungon vetëm pak dhembshuri, dëshirë për të njohur bashkëqytetarët tanë, miqtë, fqinjtë tanë,” na rikujtoi ajo dhe u kthye në kuotat e kuvendit ku për shembull, është i rëndësishëm numri i grave, e jo lidhjet ndërnjerëzore që i cilëson si artificiale.

E natyrshme është, sipas fjalëve të saja, njerëzit të mos jenë nën ndonjë presion, veëtm se lirshëm të kryejnë nevojat e tyre themelore, si shembull përmend tregun e gjelbër në pjesën veriore të Mitrovicës ku tregtojnë lirshëm edhe shqiptarët edhe serbët.

Liri është të jesh vetvetja dhe të njohësh vetveten, identitetin tënd, dhe atëherë identitetet e tjerëve, që është, siç thotë ajo, edhe më e rëndësishmja kur merreni me përkthim.

“E rëndësishme është të njohësh kulturën, identitetin e atyre njerëzve, e për përkthim nuk ka nevojë ndonjë gjë e veçantë, është një zanat që mësohet dhe me të cilin mund të përparosh derisa e kryen si punë,” tha Shenaj.

Në pyetjen cila është fjala e parë që i bie ndërmend, e që tingëllon ngjashëm si në serbisht ashtu edhe në shqip, ajo përgjigjet që është biberi – erëza.

Kur Shenaj “erëzon” përkthimin e saj, sigurisht që nuk mbeten fjalë të cilat nuk do të zbukurojnë shijet e ndjenjave të njerëzve. Ajo vërtet hap zemrat.

Nuk përkthen nëpër ujë të etur, vetëm me dije dhe si i pëlqen asaj, jep dhembshuri, sepse nën qiell asgjë nuk mund të fshihet, vetëm të bëhet mirë, dhe mirë do të jetë.

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.