Kategori: Lajme Organizatat: YIHR KS , USAID , CBM , NGO NSI
Një punëtori për themelimin e Rrethit Kohesiv, si pjesë e aktivitetit Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit, u mbajt sot në Mitrovicë. Rrethi koheziv mbledh personalitete të fushave të ndryshme nga komunitetet e larmishme të regjionit të Mitrovicës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të ideve për projekteve dhe aktiviteteve në vijim.
Aktiviteti i Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit mbështetet nga populli Amerikan përmes USAID në Kosovë.