Kategori: Lajme Organizatat: OSCE
Misioni ofroi pasqyrë mbi dhunën e bazuar në gjini, përfshirë përkufizimin e duhur të sulmit seksual dhe ngacmimit seksual, standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe kornizën ligjore të Kosovës. Diskutimet përfshinin gjithashtu ndikimin e drogës dhe alkoolit në sulmin seksual, si dhe stereotipet gjinore dhe llojet e dhunës që ndodhin brenda mjediseve të shkollës dhe në shoqëri.
Punëtoritë u organizuan së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, pas një kërkese nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe përfshinë studentë nga komunat e Gjakovës / Ðakovica, Prizrenit, Mitrovicës / Mitrovica, Ferizaj / Uroševac dhe Gjilan / Gnjilane.
Lexo më shumë
Lexo më shumë