image

Me tregime kuptohemi më së miri!

Kategori: Blogu
Organizatat: YIHR KS , Alternativna , UNMIK
Etiketat:

Jam e lumtur, sepse kam njohur shumë njerëz të mirë me të cilët do të mbeten në kontakt; përvoja ime ka qenë e shkëlqyeshme, jemi shoqëruar me njerëz nga komunitete të ndryshme; kam bërë mikesha dhe përvoja të reja – kështu flasin tre të rinj – Jasir Misini, Anđela Mihajlović dhe Shend Badivuku. Vijnë nga komunitete të ndryshme, e vendtakimi i tyre së fundmi ishte kampi Storytelling të mbajtur në hotelin Amazona (Milloshevë), e të cilin e organizoi Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS), me përkrahjen e UNMIK-ut.

Kampi dyditor mblodhi rreth 45 të rinj nga komunitete të ndryshme, e për çfarë kampi bëhet fjalë pyetëm Albulena Uka nga YIHR.

„Qëllimi kryesor ishte të mbledhim të rinj nga komunitete të ndryshme në Kosovë të cilët do të mësonin për të drejtat e njeriut me anë të metodologjisë së rrëfimit (storytelling) me fokus të veçantë në të drejtat ekonomike dhe sociale,” përgjigjet Uka dhe shton:

“Përpos kësaj, me anë të diskutimit në fokus-grupe dhe me njohuritë që përfituan në lidhje me të drejtat ekonomike dhe sociale, përgatitën tregime të cilat shtrojnë këto pyetje, e të cilat do t’i ndajnë gjatë bibliotekave të gjalla që do të organizohen pas kampit. Ky aktivitet pajisi pjesëmarrësit që të kërkojnë të drejtat e tyre.”

Duke folur për atmosferën gjatë kampit, Uka thotë që pjesëmarrësit kanë qenë të moshave dhe arsimimit të ndryshëm, dhe kanë ardhur nga qytete të ndryshme në Kosovë, por përsëri:

“Të gjitha ato dallime nuk janë vërejtur fare, pasi që atmosfera ndërmjet pjesëmarrësve ka qenë vërtet e mrekullueshme.”

“Kanë qenë të gatshëm të njohin njëri tjetrin dhe të krijojnë miqësi të reja,” thotë Uka.

Fjalët e Ukës i vërtetojnë edhe vet pjesëmarrësit e kampit.

„Jam i lumtur sepse kemi mësuar për të drejtat ekonomike dhe sociale, dhe pos të gjithave kemi biseduar edhe për pandeminë Covid-19 dhe si jemi përballur me të, gjë që na ka ndihmuar të mësojmë për kulturën e njëri-tjetrit,” thotë Jasir Misini i cili vjen nga komuniteti rom.

Ai beson edhe që shoqërimet më të mira janë mu në këso kampe, pasi që pjesëmarrësit vijnë nga komunitete të ndryshme.

“Vet koncepti i këtij punimi ka qenë i shkëlqyeshëm, sepse me anë të secilit energjajzer kemi mësuar diçka dhe njëkohësisht jemi argëtuar. Gjithashtu, çfarë më ka pëlqyer në këtë punim ka qenë edhe mënyra me të cilën i jemi qasur kampit dhe që vërtet kemi dashur të ndajmë histori personale me njëri-tjetrin, disi kemi ndjerë nevojën të themi çfarë na mundon apo çfarë ndjejmë,” thotë, në anën tjetër, Anđela Mihajlović.

Mbresa pozitive ka edhe Shend Badivuku:

“Përvoja ime ka qenë edukative, argëtuese, avanturiste, dhe hulumtuese. Kurrë nuk kam qenë në një stërvitje ku do të mund të shprehesha në gjuhën amtare. Në stërvitjet në të cilat kam qenë, anglishtja gjithmonë ka qenë gjuha punuese dhe nganjëherë edhe mua, ose cilindo pjesëmarrës tjetër, na pengonte që të shprehemi lirshëm. Dhënia e mundësisë që të shprehim në gjuhën amtare, dhe me anë të përkthimit në gjuhët tjera, kampi storytelling vërtet ia doli të fitojë mendimet dhe teoritë tona të detajuara.”

Me anë të shoqërimit dhe krijimit të shoqërive të reja vjen edhe mirëbesimi. Bashkëbiseduesit tanë, njerëz të rinj, pyetëm për atë çfarë për ta përfaqëson kjo gjë.

“Mirëbesimi mund të përshkruhet në kontekste të ndryshme, dhe njëri nga më të rëndësishmit është vetëbesimi që siguron që personi nuk mund të jetë e varur nga dikush tjetër. Sigurisht që nuk mundemi të bëjmë gjë pa vetëbesim,” thotë Jasir.

“Mirëbesimi është kur ndjeheni në paqe, të lehtësuar, dhe të lirë,” mendon Anđela.

„Mirëbesimi është segmenti qendror i marrëdhënieve njerëzore që përfaqëson besimin në sinqeritetin e njeriut, që ai do tu mbetet besnik dhe që me të mund të ndjeheni të sigurt dhe të shprehni lirshëm mendimin tuaj, dhe të jeni vetvetja,” përfundon Uka.

Përdorimi i tekstit lejohet me një tregues të qartë të burimit dhe lidhjen me burimin e tekstit ose faqen kryesore të platformës.

Burimi i fotografisë: YIHR KS