Kategori: Lajme Organizatat: UN Women
Si rezultat i trajnimeve të cilat filluan në nëntor 2019, u hartua udhëzimi "Gazetari dhe Ndërtimi i Paqes", i cili do të publikohet në ditët në vijim.
Autori i këtij udhëzuesi, ish-reporteri i New York Times dhe BBC, Nicholas Wood, foli me reporterët e medias qendrore dhe lokale në lidhje me standardet e raportimit, qasjen në informacion, verifikimin e fakteve dhe burimeve, gjuhën e urrejtjes dhe çështje të tjera, të cilat janë elaboruar në udhëzim.
Në fund të këtij takimi, gazetarët pjesëmarrës në të gjitha trajnimet u shpërblyen me çertifikata.
Lexo më shumë
Lexo më shumë