Kategori: Lajme Organizatat: USAID
Hapësira krijuese ‘Makerspace’ ndihmon në qasje të reja të mësimdhënies dhe ju ofron nxënësve një hapësirë ku ata mund të marrin përvojë praktike duke punuar me konceptet teorike të cilat i mësojnë. Kjo u mundësua përmes Programit të USAID-it “Përkrahje adoleshëntëve pas mësimit të rregullt” – ASSET. Në 16 gjimnazet e Kosovës, nxënësit në bashkëpunim me ekipin shkollor, komunitetin dhe ekipin e Programit u angazhuan që hapësirën e papërdorur ta shndërrojnë në hapësirë krijuese, e cila u pajis me inventar, materiale dhe teknologji të përshtatshme për punë kreative.
Lexo më shumë