image

Inkurajimi i Shprehjeve Krijuese të Rinisë

Kategori: Lajme
Organizatat: European Union Kosovo , UN , IOM
Etiketat:

IOM i dorëzoi pajisjet në fillim të Marsit përmes Programit të tij të Stabilizimit të Komunitetit (CSP) IV, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit.

Dorëzimi u ndoq nga Kryetari i Komunës së Gračanica / Graqanicë, Srdjan Popović, i cili theksoi rëndësinë e qendrës për mbledhjen dhe socializimin e të rinjve. "Disa muaj më parë, ne hapëm këtë objekt, dhe sot ata morën pajisjet më moderne të mundshme, të cilat do t'u mundësojnë të rinjve të realizojnë projekte të ndryshme," tha Kryetari Popoviç.

Gjithashtu, Kryetari i Këshillit Rinor të Komunës Gračanica / Graqanicë, Dušan Borisavljević, me kënaqësi deklaroi se pajisjet e reja do të përmirësojnë cilësinë e punës dhe shërbimeve të të rinjve në qendër.