image

#IDVED: Missing Persons Resource Centre Documentary

Kategori: Video
Organizatat: Missing Persons Resource Center (MPRC) , UNMIK
Etiketat:


UNMIK-u dhe ZKLDNJ (OHCHR) mbështetën Qendrën burimore për personat e zhdukur (QBPZH), për të prodhuar një video mbi punën e saj të vazhdueshme në mbështetje të procesit të zbardhjes së fatit të të zhdukurve dhe adresimit të sfidave me të cilat familjet ende ballafaqohen në kërkimin e së vërtetës.


Videoja u lëshua me rastin e Ditës ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve të detyrueshme më 30 gusht nga Qendra burimore për personat e zhdukur (QBPZH), themelimin e së cilës e ndihmoi UNMIK-u në vitin 2017.


Shoqatat e familjeve të personave të zhdukur vazhdojnë të jenë palë të interesuara aktive në kërkimin e personave të zhdukur, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga politizimi i kërkimit për të zhdukurit, dhe duke theksuar rëndësinë e kësaj çështjeje të të drejtave të njeriut. Familjet nga të gjitha komunitetet vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të angazhohen për këtë çështje, duke punuar kështu drejt një qëllimi të përbashkët dhe duke mundësuar ndërtimin e besimit midis komuniteteve.


Me rastin e Ditës ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve të detyrueshme, më 30 gusht 2021, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) për Kosovën dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, theksoi rëndësinë e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, dhe shprehu zotimin e UNMIK -ut për të vazhduar të mbështesë plotësisht këtë proces dhe të drejtën e anëtarëve të familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën, duke shprehur shqetësimin se procesi duket se ka ngecur muajt e fundit për shkak të ngërçit politik. Nga 6.064 persona të raportuar të zhdukur, ka ende 1.630 raste të hapura të personave të zhdukur, nga të cilët 1.367 burra dhe 263 gra.




Lexo më shumë: https://unmik.unmissions.org/sq/pssp-tanin-ripohon-r%C3%ABnd%C3%ABsin%C3%AB-e-zbardhjes-s%C3%AB-fatit-t%C3%AB-personave-t%C3%AB-zhdukur-dhe-k%C3%ABrkon-nga-prishtina