image

Lufta kundër martesave të hershme: Një fenomen lokal dhe global

Kategori: Video
Organizatat: UNMIK
Etiketat:

“Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes sime në film ishte ndalimi i martesave të hershme dhe ndalimi i paragjykimeve që njerëzit kanë për komunitetin tonë”- ishte mesazhi i Sadete ‘Nana’ Gashijan për publikun. 'Nana' është një aktiviste nga komuniteti rom dhe një nga protagonistet e një dokumentari për martesat e hershme.


Filmat e shkurtër "Romni" dhe "Si një grua e vërtetë" për martesat e hershme, prodhuar nga UNMIK-u, u shfaqën premierë në Muzeun e Qytetit në Mitrovicën Jugore. Filmat po shfaqen në mbarë Kosovën si pjesë e fushatës 16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Shikoni videon e ngjarjes më poshtë: