image

Simpozium per tkurrjen e hapesirave: Veprim i perbashket i shoqerise civile ne ballafaqim me te kaluaren

Kategori: Lajme

Etiketat: #HUMAN RIGHTS

Symposium on Shrinking Spaces.pdf

Kanë kaluar mbi tridhjetë vjet që nga shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë dhe që kur kanë filluar konfliktet e ndryshme të dhunshme. Edhe në ditët e sotme, Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë i brishtë, ndërsa mungesa e strategjive gjithëpërfshirëse të ballafaqimit me të kaluarën kontribuon në fragmentimin e mëtejmë të shoqërisë në rajon. Përtej kësaj, tendencat etno-nacionaliste, segreguese dhe autoritare në rritje nëpër rajon dhe theksimi i narrativeve të njëanshme kontribuojnë në një mjedis gjithnjë e më kërcënues për hisedarët e shoqërisë civile në këtë fushë.


Në këtë kontekst, 'tkurrja e hapësirave' shërben si një kornizë konceptuale për të trajtuar dhe kuptuar tendencat e ndryshme të represioneve ndaj hisedarëve të shoqërisë civile dhe mbylljes së hapësirave civile për pjesëmarrjen e qytetarëve. Në këtë kontekst, forumZFD programi në Kosovë dhe Filipine kanë nisur një projekt kërkimor i cili eksploron mundësitë e ndryshme të forumZFD që të zhvillojë strategji për t'iu kundërvënë fenomeneve të tkurrjes dhe mbajtjes së hapësirave, dhe në mënyrë ideale për t'i rimarrë hapësirat e humbura të shoqërisë civile.


Prandaj, forumZFD programi në Kosovë ju fton t'i bashkoheni diskutimeve në Simpoziumin për tkurrjen e hapësirave, më 24/25 nëntor 2022.

Bashkëngjitur mund të gjeni agjendën e simpoziumit.

Për të aplikuar për grupet punuese