Kategori: Lajme Etiketat: #ENVIRONMENT
JOINT LETTER BERLIN PROCESS ENVIRONMENT.pdf
Gjatë Forumit të Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e Mirëbesimit në Kosovë, të mbajtur më 21-23 nëntor në Selanik, përfshirë nga shoqëria civile, të rinjtë dhe influencuesit në media; Grupi i Fokusit Mjedisor ka lansuar një letër të përbashkët për të theksuar rëndësinë e përfshirjes së promovimit të drejtësisë mjedisore dhe mbrojtjes së mjedisit në kuadër të vendimmarrjes së Tregut të Përbashkët Rajonal në Ballkanin Perëndimor. Në këtë letër, drejtuar qeverive, organeve rajonale dhe institucioneve përkatëse, nënshkruesit theksuan gjashtë fusha që kërkojnë veprim: Integrimi i drejtësisë mjedisore në politika dhe praktikë; promovimi i një qasjeje gjithëpërfshirëse në vendimmarrje; krijimi i mekanizmave efikas të monitorimit; prioritizimi i mbrojtjes së burimeve natyrore; investimi në teknologji dhe infrastrukturë të pastër; dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, adresimi i pabarazisë në padrejtësitë mjedisore.
Letra deri më tani është nënshkruar nga më shumë se 30 organizata, individë dhe institucione nga të gjitha komunitetet dhe do të qëndrojë e hapur për nënshkrime deri në takimin e vitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit të organizatave të shoqërisë civile, ku do të prezantohet si një nismë e përbashkët
Për të nënshkruar letrën dhe për t'iu bashkuar nismës, dërgoni një email/mesazh në trustbuildingkosovo@gmail.com ose @trustbuildingks me:
Emri:
Mbiemri:
Organizata (nëse është e përshtatshme):
Adresa e emailit:
Ju mund ta nënshkruani letrën si organizatë ose si individ
Nënshkruesit:
1. Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari
2. Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë
3. Komuna e Mitrovicës Jugore
4. Rrjeti CSR i Kosovës
5. OJQ EcoZ
6. OJQ Akvarijus APA
7. OJQ CASA
8. Qendra për diversitetin kulturor dhe zhvillimin e pakicave - CCDMD
9. K.R. M Eko Regjioni
10. Shoqata rinore “Graçanica e re aktive”
11. IAP
12. Lets’ do it Kosova
13. Primo la Tolleranza
14. Balkan Sunflowers Kosova
15. Iniciativa e Re Sociale
16. Kolegji AAB
17. Grupi mediatik i Gorazhdecit
18. Abulhadi Krasnic, Kryetar i Komunës së Mamushës/Mamuša
19. Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës/ Đakovica
20. Dhurata Prokshi, studiuese
21. Vesna Ordiq, drejtoreshë ekzekutive OJQ Sabor
22. Milija Biševac, GI Zubin Potok
23. Aleksandar Arsenijeviq
24. Katarina Marinkoviq, gazetare
25. Slađana Lazić, ZKKK Kosovë Polje/ Fushë Kosovë
26. Suzana Marić, CASA/ UYTF
27. Vesna Stajić ŽEC/ QPG/WIC
28. Jelena Gjokiq, Profesor Phd
29. Egzon Sadiku, psikolog
30. Jelena Aksentijeviq, arkitekte
31. Blerinda Veliu, sipërmarrëse, konsulente për qëndrueshmërinë
32. Zana Bajrami Rama, drejtore ekzekutive e rrjetit CSR
33. Egzona Shala, drejtore ekzekutive EcoZ
34. Burim Shala, regjisor Eko regjioni
35. Nazim Mehmeti, sipërmarrës, drejtor Pelivan