image

Thirrja për Nominime: Çmime për Ndërtimin të besimit 2024

Kategori: Lajme
Organizatat: NGO NSI
Etiketat: #MEDIA #YOUTH #TECHNOLOGY

Platforma Kosovare e Ndërtimit të Besimit ka kënaqësinë të hapë thirrjen për nominime për Çmimet e Ndërtimit të Besimit 2024!

Këtë vit, ne po vazhdojmë traditën tonë të njohjes së ndërtuesve të shquar të besimit në kategoritë e inovacionit dixhital, mediave dhe aktivizmit rinor. Qëllimi ynë është të njohim, mbështesim dhe lavdërojmë individët dhe organizatat që kanë kushtuar kohën dhe energjinë e tyre për të avancuar agjendën e ndërtimit të besimit në Kosovë.

Kë mund të nominoni:

  • Individët
  • Grupe individësh
  • Iniciativat qytetare joformale
  • Organizatat e Shoqërisë Civile

Vetë-nominimi lejohet!

Procesi i nominimit: Nominimet duhet të dorëzohen duke përdorur formularin e aplikimit online deri në afatin përfundimtar më 10 Prill 2024. Megjithatë, ju lutemi vini re se individët që kanë marrë më parë Çmimet e Ndërtimit të Mirëbesimit nuk mund të nominohen për shqyrtim. Gjithashtu duam të theksojmë se vetëm individët dhe organizatat që kanë kontribuar në agjendën e ndërtimit të besimit në Kosovë kanë të drejtë për nominim.

Procesi i përzgjedhjes: Thirrja për nominime është gjithëpërfshirëse dhe e hapur për të gjithë. Pas marrjes së aplikimeve, një komision përzgjedhës do të zgjedhë 3 deri në 5 kandidatë për secilën kategori bazuar në të dhënat e marra. Hapi i fundit do të përfshijë votimin online, ku publiku do të zgjedhë fituesin për secilën kategori.