Kategori: Lajme Organizatat: New Social Initiative Etiketat: #ENVIRONMENT #MEDIA #YOUTH
Prej tre vitesh, kemi vlerësuar individë dhe organizata të përkushtuara për ndërtimin e besimit dhe forcimin e bashkëpunimit në Kosovë. Tani, në vitin e katërt, vazhdojmë këtë traditë duke njohur kontributet e jashtëzakonshme në fushat e Mjedisit, Medias dhe Aktivizmit Rinor.
Kush Mund të Nominohet?
Nëse njihni dikë që ka dhënë një kontribut pozitiv dhe të qëndrueshëm në ndërtimin e besimit në Kosovë, na tregoni për ta! Nominimet janë të hapura për:
• Individë
• Grupe individësh
• Nisma qytetare informale
• Organizata të Shoqërisë Civile
( Lejohen edhe vetë-nominimet)
Pse të Nominosh?
Të nominosh dikë është një mundësi për t’u dhënë njohjen dhe meritën për punën e tyre me ndikim. Fituesit do të nderohen në ceremoninë tonë vjetore, duke fituar shikueshmëri dhe një platformë për të ndarë kontributet e tyre në ndërtimin e besimit. Nominimi juaj gjithashtu ndihmon ne amplifikimin e zërit të tyre, frymëzimin e të tjerëve për të vepruar dhe krijimin e mundësive për një ndikim edhe më të madh.
Si të Nominosh?
• Dërgoni Nominimin: Plotësoni formularin online deri më 12 Prill 2025
Kriteret e Përshtatshmërisë:
Individi ose organizata duhet të ketë dhënë një kontribut aktiv në avancimin e agjendës së ndërtimit të besimit në Kosovë. Ju lutem vini re se vetëm ata që kanë treguar një përkushtim të vërtetë për forcimin e besimit dhe bashkëpunimit janë të pranueshëm për vlerësim.
Kush Nuk Mund të Nominohet?
• Nisma ose individë që nuk janë në përputhje me misionin e ndërtimit të besimit
• Individë ose organizata që e kanë marrë tashmë këtë njohje (të njohur më parë si Çmimet e Ndërtimit të Mirëbesimit)
• Procesi i Përzgjedhjes:
Për të siguruar një përzgjedhje të drejtë dhe të balancuar, procesi do të ndjekë këto hapa:
1. Rishikimi i nominimeve:
Një komision do të vlerësoj të gjitha nominimet për t’u siguruar që plotësojnë kriteret e kërkuara. Ky vlerësim do të shqyrtojë thellësinë, ndikimin dhe përthpushmërinë e punës së nominuarit me qëllimet e ndërtimit të besimit në Kosovë.
2. Votimi Publik Online:
Pas rishikimit fillestar, kandidatët e përzgjedhur do të prezentohen për votim publik online. Votat e publikut do të përbëjnë 40% të vendimit përfundimtar, duke u dhënë komunitetit mundësinë për të njohur ata që kanë bërë ndryshim.
3. Vendimi Final nga Komisioni i Pavarur:
Pas votimit publik, komisioni i pavarur do të marrë vendimin përfundimtar bazuar si në procesin e vlerësimit, ashtu edhe në votën publike. Vlerësimi i komisionit do të ketë peshën kryesore prej 60%, duke siguruar që procesi i përzgjedhjes të mbetet i rreptë dhe i perthpushëm me kriteret e përcaktuara.
Afati për Nominime: 12 Prill 2025
Ju lutemi vini re se nominimet e paplota nuk do të merren parasysh.
Për çdo pyetje, na kontaktoni në: office@newsocialinitiative.org